Sport

Barcelona në ekstazi, Flick: "Jemi në fillim të udhëtimit. Do të jap edhe një ditë pushim"

“Ishte e rëndësishme të luanim mirë me top dhe pa top. Çelësi është që në pjesën e dytë dominuam posedimin e topit”.

27 Tetor 2024, 07:00 Nga DOSJA

Barcelona në ekstazi, Flick: "Jemi në fillim të

SPANJE - Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur në një konferencë për shtyp në fund të fitores 4-0 ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu.

Ja fjalët e tij: "Ne kemi filluar rrugëtimin tonë, jemi përgatitur për çdo ndeshje dhe na pëlqen t'i bëjmë gjërat mirë. Nuk ka qenë e lehtë, por duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Ne u mbrojtëm mirë dhe bëmë një ndeshje shumë të mirë."

Lidhur me strategjinë e përdorur pas pushimit, ai komentoi: "Kemi bërë disa ndryshime, jemi përqendruar që të kemi një fazë të mirë mbrojtëse dhe në presing. Ishte e rëndësishme të luanim mirë me top dhe pa top. Çelësi është që në pjesën e dytë dominuam posedimin e topit”.

Pastaj përsëri: "Nëse është java ime më e lumtur? Siç thashë, unë jam gjithmonë i lumtur që punoj te Barça dhe jetoj në Barcelonë. Është një pjesë e re e jetës sime. Kemi luajtur një ndeshje të mrekullueshme, të gjithë dhanë 100% dhe unë jam i kënaqur. Gjithashtu jam i lumtur për Iñaki-n që e mbylli ndeshjen me zero gola të pësuar, tani ai ka më shumë besim se sa kishte”.

Një shpërblim i vogël për lojtarët: "Nesër (e diel) dy ditë pushim për rikuperim. Ne mund të festojmë, por tani le të mendojmë edhe për ndeshjen e radhës kundër Espanyolit. Është shumë bukur që u kthyen Dani, Frenkie dhe Gavi, kjo për të gjithë. Është e rëndësishme që Fermín është gjithashtu mire. Eshtë shumë mirë për trajnerin që t’i ketë të gjithë në 100%”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll