Sport

Premier League/ Manchester City në krye në sajë të Haaland, befason Aston Villa…

Norvegjezi i dha Guardiolës një fitore 1-0 kundër Southampton, formacioni i Emery barazoi 1-1 kundër Bournemouth.

26 Tetor 2024, 23:52 Nga DOSJA

Premier League/ Manchester City në krye në sajë të Haaland,

ANGLI - Manchester City rrëmben vendin e parë në Premier League në pritje të ndeshjes së madhe Arsenal-Liverpool. Skuadra e Guardiolës, në javën e nëntë, mundi Southampton 1-0, falë golit të Haaland në minutën e 5-të.

Një befasi sensacionale për Aston Villa dhe Brighton. Formacioni i Emery barazoi 1-1 në shtëpi me Bournemouth, duke pësuar golin e barazimit në minutën e 96-të.

Ndërkohë, Brighton në avantazh 2-0 në deri në minutën e 85-të, u barazua 2-2 nga Wolverhampton. Brentford mundi Ipswich 4-3.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll