Sport

Superiorja/ Partizani ruan kreun në startin e fazës së dytë, Bylisi rikthehet te fitorja...

Ka startuar faza e dytë e kampionatit të 86-të kombëtar… Janë mbyllur ndeshjet e javës së 10-të të “Abissnet Superiore”

26 Tetor 2024, 23:11 Nga DOSJA

Superiorja/ Partizani ruan kreun në startin e fazës së dytë,

TIRANE - Java e 10-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me supersfidën Vllaznia - Partizani. Në stadiumin “Loro Boriçi”, të kuqtë edhe pse kaluan të parët në epërsi, barazuan 2-2 në fund të ndeshjes.

Po sot, u luajtën dhe dy takime të tjera, në orën 17:00. Në stadiumin “Elbasan Arena” sfida AF Elbasani - Skënderbeu u mbyll në barazim 1-1. Me të njëjtin rezultat, po 1-1 përfundoi dhe takimi Tirana - Laçi në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.

Të premten u luajtën dy takimet e para të javës së 10-të, Bylis - Teuta dhe Egnatia - Dinamo City. Skuadra ballshiote e Bylis, pas pesë humjesh u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti me rezultatin e thellë 4-0 skuadrën e Teutës  në “Adush Muça”. Ndeshja Egnatia - Dinamo City në stadiumin “Egnatia Arena” u mbyll në barazim 1-1.

Superiorja/ Partizani ruan kreun në startin e fazës së dytë,

B.T (Dos.al)

Sondazh

Poll