Politike

"Kemi shumë ferra për të pastruar"/ Rama: Shqipëria është në tryezën e OKB-së e mikëpritëse e samtit të NATO-s

Duke folur me shqiptarët në SHBA, Rama ka theksuar se sot Shqipëria është në çdo tryezë ndërkombëtare si e barabartë mes shteteve të tjera.

26 Tetor 2024, 18:32 Nga I.A
"Kemi shumë ferra për të pastruar"/ Rama:
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka renditur disa nga arritjet e qeverisë së tij në sferën diplomatike. Duke folur me shqiptarët në SHBA, Rama ka theksuar se sot Shqipëria është në çdo tryezë ndërkombëtare si e barabartë mes shteteve të tjera. Ndërkohë që ka shtuar se nuk ka shkuar për ti thënë shqiptarëve atje se vendi ynë është fushë me lule, por se ka ferra plotë për të pastruar.  

"Ne nuk ia dilnim ia dilnim dot të nënshtronim rezistencën e forcave të jashtëzakonshme që nuk e donin reformën në drejtësi, por të mendosh që një parti në pushtet do të goditej edhe vetë nga një drejetësi e pavarur, sikurse po goditet edhe sot deri në nivelin më të lartë. Nëse s’do ta kishim këtë vullnet, do të thotë të merresh me gishtin kur gishti tregon hënën. Ka vetëm një të vërtetë në lidhje me aftësitë shtetbërëse të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE. Pa udhëheqjen e afttësisë shtetbërëse të PS-së, nuk do shkonim dot te reforma në drejtësi, as do të ulej dot sot Shqipëria në çdo tryezë të formeve si e barabartë mes të barabartëve. As nuk do të mikpriste kurrë në Tiranë për herë të parë në historinë e vetë të parin samit të BE për BP, jashtë BE.

Shqipëria është në tryezën e OKB, mikpritëse e samitit të komitetit olimpik europian vitin e ardhshëm, ku do të vijnë udhëheqës nga të gjitha anët e kontinetit. Shqipëria mikpritëse e samitit të NATO-s. Është një Shqipëri e rilindur këtë dekadë, që nga një emër i sikletshëm për çdo shqiptar kur e pyesin nga je, është kthyer çdo ditë e më shumë në një emër krenarie, kur u thua “I’m from Albania”. Nuk kam ardhur t’ju them që Shqipëria është fushë me lule, kemi akoma shumë ferra për të pastruar dhe plagë për të shëruar, por kam ardhur t’ju them që jam sa krenar për sa kemi bërë, po aq i vetëdijshëm për shumë akoma që mbetet për të bërë. Prandaj kam ardhur për të kërkuar që ta vazhdojmë ta përmbushim së bashku këtë mision që nisi një dekadë më parë, ta ngjisim në majën e 2030, duke bërë për shtetin flamurin tonë, atë që çdo shqiptar si ju ka bërë për veten e familjen e vetë, duke u bërë pjesë e pandashme e bashkësisë ku jeton," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll