Politike

"Paketa e Maleve"/ Rama-emigrantë: Investoni në Shqipëri kursimet tuaja, do përfitoni më shumë se këtu

Sipas Ramës, nëse emigrantët investojnë në tokat në Shqipëri do të fitojnë më shumë sesa rrogaqë marrin në vendet që rrinë. 

26 Tetor 2024, 18:50 Nga I.A
"Paketa e Maleve"/ Rama-emigrantë: Investoni në
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që të investojnë kursimet e tyre në Shqipëri. Gjatë fjalës me shqiptarët, Rama theksoi se pas pak javësh do të publikojnë një program të ri për të gjitha zonat malore. Sipas Ramës, nëse emigrantët investojnë në tokat në Shqipëri do të fitojnë më shumë sesa rrogaqë marrin në vendet që rrinë. 

“Brenda pak javësh, besoj ne do të publikojmë program të ri, për të gjitha zonat malore, pikërisht për emigrantët që vijnë nga ato zona, një program që quhet “paketa e maleve” dhe ata që janë në emigracion dhe duan ti investojnë kursimet e tyre për argotizëm, një mundësi të re me shumë avantazh të natyrës së taksës dhe të detyrimeve dhe me mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria. Ajo që u them shqiptarëve që jetojnë në Amerikën dhe Europës, nuk është kthehuni përgjithmonë, por është po ti investoni kursimet tuaja në Shqipëri, tek shtëpia e gjyshit, për të bërë një agropërpunim, në fund të muajit do fitoni më shumë nga shtëpia e gjyshit më shumë nga ai që u jep një punë dhe që u jep një rrogë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll