Politike

"Kam pasur debat nëse duhet të pranoja pyetje"/ Rama: Nuk mund të iki nga ju pa një bashkëbisedim

Pasi përfundoi fjalën e tij, Rama ka deklaruar se nuk mund të iki nga New York, pa marrë disa pyetje dhe pa iu përgjigjur atyre.    

26 Tetor 2024, 18:25 Nga I.A
"Kam pasur debat nëse duhet të pranoja pyetje"/ Rama: Nuk
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë takim me emigrantët shqiptarë në SHBA ta kthej në bashkëbisedim. Pasi përfundoi fjalën e tij, Rama ka deklaruar se nuk mund të iki nga New York, pa marrë disa pyetje dhe pa iu përgjigjur atyre.    

"Kam pasur një debat me miqtë dhe kolegët e mi për të marrë apo jo pyetje nga ju. Pjesa më e madhe thoshin se duhet të bëj një fjalim të gjatë e të mos marr pyetje, por duke qene se u keni ardhur këtu sot e fjalime nga unë i keni kollaj t’i dëgjoni, madje edhe në frigorifer ndonjëherë, për ata që më ndjekin shpesh, mund të duket sikur jam aty mes të tjerave që keni. Nuk mund të iki pa marrë disa pyetje nga ju dhe duke iu përgjigjur atyre, që natyrisht do na ndihmojnë që ky takim të trajtojë edhe çështje tuajat”, u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll