Bota

"Dy ushtarë të vrarë nga sulmet e Izraelit"/ Teherani: E drejta dhe detyra jonë për të mbrojtur

Gjithashtu raportohet se dy ushtarë u vranë nga sulmet e nisura nga Izraeli.

26 Tetor 2024, 11:38 Nga E. D
"Dy ushtarë të vrarë nga sulmet e Izraelit"/ Teherani:
foto ilustruese

IRAN- Ministria e Jashtme iraniane tha se Irani dënon sulmet izraelite dhe ka të drejtë për të mbrojtur. 

"Irani dënon sulmet izraelite në territorin e tij dhe ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur veten. Irani konsideron se ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur veten nga veprimet e huaja agresive, bazuar në të drejtën e natyrshme të vetëmbrojtjes, siç përcaktohet në nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, thuhet deklaratë

Gjithashtu raportohet se dy ushtarë u vranë nga sulmet e nisura nga Izraeli. 

“Ushtria e Republikës Islamike të Iranit, duke mbrojtur sigurinë e Iranit dhe interesat e popullit dhe Iranit, sakrifikoi dy nga luftëtarët e saj duke u përballur me raketat e regjimit kriminal sionist”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll