Bota

"Dyshohet për një person me rrezikshmëri të lartë!" E rëndë në Mal të Zi/ Motër e vëlla gjenden të vrarë në banesë, autori në kërkim

Mësohet se vëlla e motër, janë gjetur të vrarë me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Sokolac të Bijelo Polje.

26 Tetor 2024, 10:04 Nga E. D
"Dyshohet për një person me rrezikshmëri të
fotot ilustruese

MAL I ZI- Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në orët e vona të së premtes në Mal të Zi. Mësohet se vëlla e motër, janë gjetur të vrarë me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Sokolac të Bijelo Polje.

Siç raportohet vëlla e motër Milanka dhe Jovan Madzgalj rreth moshës 50-vjeçare dyshohet se janë vrarë nga një person që ka kryer edhe vrasje të tjera. Gjithashtu autoritet janë në kërkim të tij, prej orëve të mbrëmjes së djeshme.

“Të gjitha njësitet policore në dispozicion të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Veri”, njësitë kundër terrorizmit, qentë e policisë dhe një njësi helikopterësh e MPB-së dhe Ushtrisë së Malit të Zi janë vënë në dispozicion dhe janë duke ndërmarrë operacione intensive për lokalizimin dhe ndalimin e autorit”, thanë autoritetet.

vrsje e dyfishte ne mal te zi jovan madžgalj milanka madžgalj

Sondazh

Poll