26 Tetor 2024, 09:56
Nga E. D
Hulk Hogan
SHBA- Kanë kaluar më shumë se një dekadë që kur Donald Trump u shfaq për herë të fundit në programet e World Wrestling Entertainment (WWE) si i ftuar special, por ish-yjet po rishfaqen dhe po i japin mbështetjen e tyre fushatës së tij për president të vitit 2024.
Kësaj vere në konventën republikane ishte bjondi i famshëm Terry Bollea i njohur si Hulk Hogan, i veshur me një bluzë të kuqe ‘Trump 2024’, duke thërritur slogane si: “Le të tërbohet Trump-mania!”
Javën e kaluar ish-mundësi i kthyer në personazh mediatik, paralajmëronte dëgjuesit se “mashkulli dhe burrëria po sulmohen egërsisht në SHBA”, ashtu si dhe besimi fetar, duke iu referuar politikave liberale te demokratëve.
Ndërsa dje, Trump shkëmbente komplimente në një transmetim podcast që prezantohej nga Mark Calaway, gjithashtu ish-pjesëmarrës i kampionateve të mundjes WWE me pseudonimin ‘The Undertaker’.
“Ti e ke bërë përsëri zbavitëse politikën”, përgëzonte Calaway kandidatin e tij të preferuar.
Teksa gara presidenciale ashpërsohet, Trump është i vetmi personazh i rregullt i WWE që ka qenë president, dhe kjo ka bërë jehonë në rrjetet sociale.
Duke komentuar mbi strategjinë e fundit të Trump, analisti vendas Abraham Josephine Riesman, tha për BBC: “Ka shumë njerëz që i ndjekin komentet e botës së këtij sporti, pasi më parë ky ring identifikohej si apolitik dhe jashtë rrymës kryesore”.
Para se të hynte në politikë, Trump thotë se ka qenë një tifoz i mundjes në Queens, New York dhe personazheve zbavitëse që merrnin pjesë në të. Në intervistën e djeshme me Trump, Calaway tha mes te tjerash se mundësit kanë të përbashkët me politikanët të joshin njerëzit te vetja, për të arritur suksesin.
“Në këtë pikë ju duket se keni qenë mjeshtër i vërtetë. Ju doni të bëni që njerëzit të merakosen për ju, apo jo? Ose t’ju adhurojnë, ose të urrejnë, një nga të dyja, nuk ka rëndësi se cila”, i tha ai Trump kur ky i fundit nisi të tregonte interes.
donald trump
7a0cd6c0 9006 11ef aa36 a3d488dbd001jpg
23138f70 9007 11ef a239 bd755122bdfbjpg
Bota
26 Tetor 2024, 09:36
E. D
Kamala Harrish dhe Leonardo DiCaprio
SHBA- Aktori Leonardo DiCaprio mbështet Kamala Harris për presidencën e SHBA. Akt...
Bota
26 Tetor 2024, 08:51
E. D
Kamala Harris dhe Beyonce
SHBA- Këngëtarja me famë botërore Beyonce u shfaq për herë të parë në një miti...
Bota
26 Tetor 2024, 08:36
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden u kërkoi zyrtarisht falje popujve indigjenë të Amerikës, fëmijët ...
Bota
26 Tetor 2024, 08:10
M.B
Ursula von der Leyen, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti
KOSOVA- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë sot Kosov...
Bota
26 Tetor 2024, 08:04
E. D
pamje nga sulmi
IRAZEL- Më në fund, Benjamin Netanyahu, pas një viti që ka përcaktuar rrugën e tij, duket se e ka "disi...
Bota
26 Tetor 2024, 07:55
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
LINDJE E MESME- Pas sulmeve izraelite, SHBA i ka kërkuar Iranit të mos hakmerret. Në një deklaratë ...
Bota
26 Tetor 2024, 07:47
E. D
Sean Savett
SHBA- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se qeveria amerikane u informua nga Izraeli për sul...
Bota
26 Tetor 2024, 07:47
M.B
Donald Trump dhe JD Vance
SHBA- Hakerat kinezë që ndërhynë në sistemin e kompanisë së telekomunikacionit Verizon, synuan...
Bota
26 Tetor 2024, 07:33
E. D
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Donald Trump sulmoi drejtpërdrejt Kamala Harris duke thënë se ajo humbi votën...
Bota
26 Tetor 2024, 07:29
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite tha se filloi sulme "precize " ndaj objektivave në Iran, si hakmarrje për sulmet iran...