Bota

Zgjedhjet në SHBA! Në anën e Kamala Harris dhe Leonardo DiCaprio: Kemi nevojë për liderë që janë të gatshëm për të shpëtuar ekonominë, planetin dhe veten tonë

Aktori fitues i çmimit Oscar ka shpërndarë një video në postimin e tij në Instagram duke deklaruar hapur mbështetjen e tij për kandidatin demokrat.

26 Tetor 2024, 09:36 Nga E. D
Zgjedhjet në SHBA! Në anën e Kamala Harris dhe Leonardo DiCaprio:
Kamala Harrish dhe Leonardo DiCaprio

SHBA- Aktori Leonardo DiCaprio mbështet Kamala Harris  për presidencën e SHBA. Aktori fitues i çmimit Oscar ka shpërndarë një video në postimin e tij në Instagram duke deklaruar hapur mbështetjen e tij për kandidatin demokrat.

“Ndryshimet klimatike po vrasin tokën dhe po shkatërrojnë ekonominë tonë, ne kemi nevojë për një plan të guximshëm për të shpëtuar ekonominë tonë, planetin tonë dhe veten tonë. Kjo është arsyeja pse unë votoj për Kamala Harris," thotë DiCaprio. 

Vihet re se angazhimi i DiCaprios për mbrojtjen e mjedisit është i njohur dhe nëpërmjet “Institutit Leonardo DiCaprio” që ai themeloi në vitin 1998, ka financuar shumë aksione dhe nisma mjedisore.

Gjithashtu ai e quajti shkatërrimin e fundit nga uraganet Helene dhe Milton "të panatyrshëm, të shkaktuar nga ndryshimet klimatike". Më pas ai vlerësoi qëllimet ambicioze të Harris për arritjen e emetimeve neto zero deri në vitin 2050 dhe zhvillimin e një ekonomie të gjelbër.

Aktori fajësoi Trumpin për tërheqjen e SHBA nga marrëveshja e Parisit për klimën dhe heqjen e masave kritike mjedisore. Siç tha ai, Trump vazhdon të mohojë faktet"dhe shkencën.

"Ne kemi nevojë për liderë që janë të gatshëm të miratojnë politika klimatike që do të ndihmojnë në shpëtimin e planetit dhe kjo është arsyeja pse unë do të votoj për Kamala Harris më 5 nëntor," shtoi ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

leonardo dicaprio kamala harris

Sondazh

Poll