Art&Argëtim

22 Dhjetor 2019, 14:55 Nga DOSJA

TIRANË- Këngëtarja e njohur,  Albërije Hadërgjonaj po konkurron në “Festivalin e 58-të të RTSH-së” me këngën “Ku ta gjej dikë ta dua”

Alberie Hadërgjonaj është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar për vokalin që ajo ka dhe për baladat që ajo di të sjellë gjithmonë.

Kënga e saj e fundit njëkohësisht edhe pjesmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH, u pëlqye dhe u prit shumë mirë nga publiku.

Megjithatë, një e vërtetë është zbuluar sëfundmi përmes postimeve të  publikuara nga moderatori i RTSH-së, Kostandin Feshti, duke treguar se kënga e Albërijes ngjan me një tjetër muzikë të njohur.

Është pikërish instrumentalja e “Above and beyond” nga Audiomachine, pjesë e kolonës zanore të filmit “Hirushja”.

Pjesë të këngës së Alberijes është e njëjtë  me këngën e famshme të publikuar që në vitin 2004.

“Tani e kuptoj unë pse më pëlqeu kaq shumë kjo këngë… sepse më ka pëlqyer 1ë në 2004”- ka shkruar Kostandini duke publikuar dy këngët në fjalë.

Megjithatë tani mbetet për t’u parë edhe një reagim nga Albërija, e cila është kualifikuar edhe në finalen e “Festivalit të RTSH-së”.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz above and beyond” alberie hadergjonaj festivali i këngës në rtsh above and beyond” alberie hadergjonaj festivali i këngës në rtsh

Sondazh

Poll