Art&Argëtim

“Krîm nuk është as të vjêdhësh as të vrâsësh”, Rezart Veleshnja revoltohet pas shkarkimit të pedagogut Seranaj: So

22 Dhjetor 2019, 15:31 Nga DOSJA

TIRANË- Dy ditë më parë Inxhinieri Agim Seranaj, pedagog  në Universitetin e Inxhinierisë është shkarkuar nga puna, ku sipas një ish-kryeministrit Berisha, shkak për këtë lëvizje është bërë e vërteta që ai Seranaj  ka thënë në lidhje me shembjet e godinave në Durrës pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Ndërkohë aktori i humorit, Rezart Veleshnja i cili është edhe një prej zërave më kritikë kundër qeverisë, nuk ka harruar pa  bërë një reagim në lidhje me shkarkimin e Seranaj.

Krahas një lajmi ku flitet për shkarkimin e inxhinierit, Veleshnja shkruan: Jetojmë në kohën kur krîmi nuk është  as të vjêdhës as të mâshtrosh, as që të vrâsësh… Sot krîm quhet të thuash të vërtetën! Turp.

Kujtojmë se pedagogu Seranaj në intervista të  ndryshme ka theksuar se në shembjen e qindra ndërtesave në 3 qarqet e prekura nga tërmeti,  shkak kryesor ishin gabimet njerëzore dhe se gjatë inspektimeve gjendeshin lehtësisht përgjegjësi ligjore.

 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz inxhinieri agim seranaj rezart veleshnja shkarkohet profesori i inxhinierise inxhinieri agim seranaj rezart veleshnja shkarkohet profesori i inxhinierise

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Dhjetor 2019, 14:55

TIRANË- Këngëtarja e njohur,  Albërije Hadërgjonaj po konkurron në “Festivalin e 58-të të RTSH-së” me këngën “Ku ta gjej dikë ta dua”Alberie Hadërgjonaj ës...