Aktualitet

Shante dhe denigronte nëna dhe fëmijë, 30 vjeçari përgjërohet për falje

Ina, Vali, Alehandro janë tre personazhe të një historie me  të cilët ka ndodhur knjë konflikt.

25 Tetor 2024, 22:06 Nga E. D

Shante dhe denigronte nëna dhe fëmijë, 30 vjeçari

TIRANË- Disa të rinj në grupe Tik-Tok-u  orët e vona pas mesante duke qëndruar live në këtë platformë shepsh debatojnë duke e kthyer konfliktin në shumë personale. Ina, Vali, Alehandro janë tre personazhe të një historie me  të cilët ka ndodhur knjë konflikt.

‘’Thuaji Valit, ka thene Alehandro shikoje pak se ku do te perfundoje Vali, do tia *i robt e motrat e familje e çfarë ka në shtepi Vali’’

Këto fjalë janë vetëm një  mesazh audio dhe ka per protagonistë një 30 vjeçar, aktiv në grupe tiktoku dhe një vajzë me emrin Vali, e cila duket se e ka zemëruar personin me emrin e artit Alehandro.

Çdo gjë e dokumentuar më audion ku 30 vjeçari I drejtohet shoqes së tij me emrin Vali duke I thënë ‘’Valit do t’ia *i robt, do t’ia *i fisine katrafisin, femijet, etj etj....

Kjo çmenduri, kaq e zakonshme nëpër grupet e tiktokut, vjen për një shkak ku për ata që s’e kuptojnë, Alehandro, Vali, Ina dhe shumë si ata, futen nëpër biseda live në tiktok, duke bërë diskutime që me sa shihet jane të një niveli akademik.

Njerëz që nuk njihen aspak, por që i bashkon qëllimi i vetëm, llogjet në tiktok, qëndojnë për orë e orë të tëra nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Dhe në raste kur kjo shoqëri kaq e konsoliduar prishet për një arsye apo një tjetër, dikush nga grupi gjen metoda mjaft vulgare për t’u hakmarrë.

Dy vajzat janë viktima të hakmarrjes së Alehandros, alias Edison Poçit, i cili me sa duket nuk e pranon aspak të kundërshtohet gjatë bisedave live në tiktok, të cilat duhet të theksojmë se janë publike, dhe mund të dëgjohen nga kushdo që ka një profil në këtë platformë.

Por jo të gjitha rastet janë të ngjashme. Një i ri dhe e dashura e tij kanë rënë pre e denigrimit publik nga ky person, vetëm se nuk e kanë pranuar në shoqërinë virtuale, lasim gjithmonë për këto livet e famshme.

Duke parë që ky i ri ishte tërësisht jashtë kontrolli duke denigruar çdo person që nuk gjente gjuhë komunikimi, dy nga vajzat janë munduar ta marrin me të mirë për ta bindur që të arsyetojë.

Ofendime qe nuk janë as të reja dhe as të panjohura për këto vajza të fiksuara pas tiktokut.

Po kush është ky personazh enigmatik i cili qenka bërë tmerri i vajzave në tiktok.

Për ta takuar Piranjat  udhëtojnë drejt Sarandës, atje ku nuk është aspak te vështirë të gjehet. Alehandro në fillim nis të mohojë çdo gjë, duke thënë se ka shumë fakte që dëshmojnë të kundërtën e asja për të cilën e kanë akuzuar vjzat.

Debatet në live për këta individë të tiktokut janë një gjë tepër serioze. Aty bëhen diskutime globale dhe askush nuk duhet të guxojë të tallet.

Nejse, duke lënë mënjanë ironinë, reagimi i 30 vjeçarit ndaj vajzës që e ka prekur në familje, nuk ka qenë aq paqësor sa mundohet të na e shesë. Duket se A lehandro ka një trajtim tepër special për ish të dashurat, duke i mbuluar me komplimenta.

Një nënë e tre fëmijëve të mitur që qëndron gjithë natën në një komunikim live me të panjohur, dhe që më pas vuan pasojat, sepse në çdo cep të rrjetëeve sociale janë personazhe si Alehandro, të gatshëm për të denigruar këdo, përfshi edhe fëmijët të cilët pa dashje janë kthyer në aktorë të vegjël të këtyre grupeve banale.

Por në momentin kur gjërat janë më serioze se asnjëherë, dhe kur tashmë Alehandro është vënë me shpatulla pas muri, ai ndryshon qëndrim, duke bërë një gjest plateal dhe njëlohësisht qesharak, duke iu ulur në gjunjë vajzave të cilat e ksihin akuzuar.

Alehandro, ose siç quhet në të vërtëtë Elson Poçi, kërkon falje dhe premton se nuk do përsëritet më e njëjta gjë!/PIRANJAT

ina vali alehandro

Sondazh

Poll