Bota

‘I pazëvëndësueshëm’, Ali Ahmeti rizgjidhet kreu i BDI-së në Maqedoni: Më 12 prill do të kemi edhe sprovën e parë

21 Dhjetor 2019, 21:07 Nga DOSJA
‘I pazëvëndësueshëm’, Ali Ahmeti rizgjidhet kreu

MAQEDONI E VERIUT- Ali Ahmeti është rizgjedhur kryetar i BDI-së në Maqedoninë e Veriut. Vendimi i degëve dhe delegatëve ishte unanim ndaj Ahmetit, duke i bësuar edhe njëherë kryesimin e partisë.

Pas marrjes së postit, në fjalimin përshëndetës, Ahmeti theksoi se BDI është duke u ndërtuar që t’i udhëheqë proceset edhe 20 vitet e ardhshme. Lidhur me zgjedhjet e prillit, Ahmeti tha çdo kush që nuk respekton Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës dhe atë me Bullgarinë, të mos kërkojë një partner besnik tek BDI-ja. 

“Tani më 12 prill do të kemi edhe sprovën e parë dhe jam shumë i sigurt ashtu siç kemi regjistruar e shënuar për 18 vite 16 fitore, kjo që vjen më 12 prill është fitorja e rradhës dhe më e rëndësishmja për BDI-në, për shtetin e Maqedonisë e Veriut si një subjekt që ka ditur të mbajë barazitë etnike dhe politike në këto hapësira. Më 12 prill nuk fiton BDI-ja, por fiton Maqedonia e Veriut, fitojnë qytetarët. Kemi ditur të menaxhojmë, balancojmë dhe të përballemi me vështirësitë më të mëdha dhe me sukses t’i menaxhojmë”-tha Ali Ahmeti.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti maqedoni e veriut ali ahmeti maqedoni e veriut

Sondazh

Poll