Bota

EMRI/ Realizoi foton tek varri i Pablo Escobar, arrestohet anëtari i kërkuar i mafias italiane

Ai ishte një nga njerëzit më të kërkuar në Itali dhe sipas mediave të huaja, u gjurmua në qytetin kolumbian të Medellin, i njohur për kartelin e bosit famëkeq të drogës Pablo Escobar.

25 Tetor 2024, 22:32 Nga M.B
EMRI/ Realizoi foton tek varri i Pablo Escobar, arrestohet anëtari i
Luigi Belvedere

ITALIA- 32-vjeçari Luigi Belvedere i cili punonte si ndërmjetës me bandat kolumbiane të drogës dhe u arrestua pas gati katër vitesh kërkim në Amerikën e Jugut. Ai ishte një nga njerëzit më të kërkuar në Itali dhe sipas mediave të huaja, u gjurmua në qytetin kolumbian të Medellin, i njohur për kartelin e bosit famëkeq të drogës Pablo Escobar.

Policia italiane publikoi një imazh të Belvedere duke pozuar pranë varrit të Escobar kur njoftoi arrestimin e tij. Pavarësisht se u arratis nga Evropa për t’iu shmangur akuzave për trafikim, ai vazhdoi të ishte aktiv në organizimin e dërgesave të drogës nga Amerika e Jugut në Evropë. Me origjinë nga Caserta, në veri të Napolit, ai ishte i përfshirë në importimin e paligjshëm të kokainës dhe shërbeu si një pikë kyçe kontakti midis klaneve mafioze dhe prodhuesve kolumbianë të kokainës, tha policia italiane në një deklaratë të premten.

Në Itali ai punoi me grupin e Casalesi, të cilët janë pjesë e organizatës famëkeqe të tipit mafioz Camorra. Belvedere ishte në arrati që nga dhjetori 2020, kur u dënua me gati 19 vjet për trafik ndërkombëtar droge. Gjithashtu mësohet se Europol, organi policor i BE-së, punoi së bashku me hetuesit kolumbianë për të gjurmuar Belvedere në Medellín.

luigi belvedere

Sondazh

Poll