Bota

Presidencialet në SHBA/ New York Post "pro" Trump: Ai është zgjedhja e duhur! Ish-presidenti: Faleminderit për mbështetjen fantastike

Mbështetja e gazetës për Trumpin nuk është befasuese, megjithëse vitet e fundit ajo kishte mbajtur një qëndrim të kujdesshëm ndaj tij.

25 Tetor 2024, 18:42 Nga E. D
Presidencialet në SHBA/ New York Post "pro" Trump: Ai
Donald Trump

SHBA- Gazeta tabloide amerikane New York Post, në pronësi Rupert Murdoch, ka mbështetur hapur Donald Trump për zgjedhjet presidenciale. New York Post shkruan se kandidati republikan është zgjedhja e duhur. 

“Donald Trump është zgjedhja e duhur," shkruan gazeta në artikullin e saj kryesor. 

Po ashtu Donald trump u përgjigj në një postim në faqen e tij të internetit, Truth Social duke shkruar: “Faleminderit për mbështetjen fantastike”.

Mbështetja e gazetës për Trumpin nuk është befasuese, megjithëse vitet e fundit ajo kishte mbajtur një qëndrim të kujdesshëm ndaj tij. Në korrik 2022, editoriali i saj dënoi pasivitetin e presidentit të atëhershëm gjatë pushtimit të dhunshëm të Kapitolit nga mbështetësit e tij një vit e gjysmë më parë, me qëllim parandalimin e ratifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale dhe fitoren e Joe Biden.

Në atë kohë, New York Post shkroi: “Trump ka dëshmuar se nuk është i përshtatshëm për të qenë sërish kreu i pushtetit ekzekutiv në këtë vend”.

Dhe, menjëherë pas zgjedhjeve në nëntor 2022, ku rezultatet për partinë republikane nuk ishin siç pritej, gazeta vendosi se “ka ardhur koha që Trump të largohet nga politika”.

donald trump

Sondazh

Poll