25 Tetor 2024, 21:20
Nga DOSJA
Elon Musk dhe Vladimir Putin
SHBA- Pronari i kompanisë së Teslas, Elon Musk ka qenë në kontakt të rregullt me presidentin rus, Vladimir Putin që nga fundi i vitit 2022. Sipas burimeve të inteligjencës së gazetës amerikane, The Wall Street Journal, Musk dhe Putin vazhduan të kontaktonin edhe këtë vit gjersa miliarderi shtoi kritikat ndaj mbështetjes ushtarake të SHBA-së për Ukrainën dhe u përfshi në mënyrë aktive në fushatën zgjedhore të kandidatit republikan dhe ish-presidentit, Donald Trump.
Putini i kërkoi sipërmarrësit të shmangte aktivizimin e shërbimit satelitor të internetit Starlink mbi Tajvan, si një favor për presidentin kinez, Xi Jinping, thanë dy persona të informuar me kërkesën. Ndikimi i biznesmenit shtrihet shumë përtej politikës, nëpërmjet platformës së rrjetit social X dhe kompanisë teknologjike, SpaceX, përmes së cilës ai ka kontrata të mëdha qeveritare dhe leje sigurie të nivelit të lartë.
Miliarderi u ofroi ukrainasve qasje falas në internet pasi Putini nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022. Ai ishte një mjet i rëndësishëm në aftësinë e Ukrainës për të luftuar kundër forcave ruse, por marrëdhëniet midis Muskut dhe autoriteteve ukrainase u ftohën gjatë rrjedhës së luftës ndërsa miliarderi ndaloi financimin e terminaleve për Ukrainën, madje kufizoi përdorimin e Starlinkut nga ushtria e saj për të kontrolluar dronët.
Në tetor të vitit 2022, Musk gjithashtu prezantoi një plan të paqes në favor të Kremlinit, i cili shkaktoi reagim të madh nga zyrtarët e lartë në Kiev, madje edhe nga vetë presidenti Volodymyr Zelensky. Në fillim të vitit 2024, raportet e inteligjencës ushtarake ukrainase thanë se shërbimi satelitor i Muskut po përdorej nga ushtria ruse në frontin ukrainas.
elon musk
Bota
25 Tetor 2024, 20:27
E. D
Ursula von der Leyen dhe Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pritur sot në Beograd, Pr...
Bota
25 Tetor 2024, 20:10
M.B
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Kandidatja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republikan Donald Trump kanë një mbështetje të...
Bota
25 Tetor 2024, 19:16
E. D
rakli Gedenidze
GJEORGJI- Gjeorgjianët do të votojnë të shtunën në një zgjedhje kritike që mund të përcak...
Bota
25 Tetor 2024, 18:42
E. D
Donald Trump
SHBA- Gazeta tabloide amerikane New York Post, në pronësi Rupert Murdoch, ka mbështetur hapur Donald Trump për z...
Bota
25 Tetor 2024, 18:39
M.B
JD Vance
SHBA- Jeta e kandidatit republikan për nënpresident, JD Vance, është një histori tipike e "një djali të suksess...
Bota
25 Tetor 2024, 18:07
M.B
Ursula von der Leyen
BEOGRAD- Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, e ka anuluar një takim të paraparë me kryeminis...
Bota
25 Tetor 2024, 17:49
E. D
ushtaret izraelite
IZRAEL- Tre ushtarë të tjerë izraelitë u vranë të premten në luftimet në Rripin v...
Bota
25 Tetor 2024, 17:42
E. D
Barack Obaman dhe Kamala Harris
SHBA- Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris u shfaq me Barack Obaman për herë të parë ...
Bota
25 Tetor 2024, 17:33
E. D
foto ilustruese
KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut kërcënoi se do të dërgonte armë dhe burime në Ukrainë në përgji...
Bota
25 Tetor 2024, 17:24
E. D
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Prersidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se sulmi ndaj Industrisë Turke të Hapësirës Ajror...