Bota

Von der Leyen "ndëshkon" kryeministrin serb Vuçeviç, anulon takimin me të pasi ai takoi ministrin rus

Arsyeja e anulimit, sipas zëdhënësit, ishte një takim që Vuçeviç e mbajti paraprakisht ditën e njëjtë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

25 Tetor 2024, 18:07 Nga M.B
Von der Leyen "ndëshkon" kryeministrin serb
Ursula von der Leyen

BEOGRAD- Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, e ka anuluar një takim të paraparë me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviç, të premten në Beograd, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer.

Arsyeja e anulimit, sipas zëdhënësit, ishte një takim që Vuçeviç e mbajti paraprakisht ditën e njëjtë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

Më herët të premten, shefja e KE-së u takua me presidentin e Serbisë, me të cilin bisedoi për rrugën e Serbisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian./ REL

ursula von der leyen

Sondazh

Poll