Politike

"Shtrëngimi autoritar në Shqipëri!" Radio France International: Reforma në drejtësi u përdor nga regjimi i Ramës për të larguar kundërshtarët duke forcuar pushtetin

Kësaj here është "Radio France International", media e cila në një artikull ku analizon zhvillimet në disa nga vendet e Europës Lindore dhe të Ballaknit, përmend dhe Shqipërinë e madje duke e titulluar të gjithë shkrimin si "shtrëngimi autoritar në Shqipëri".

25 Tetor 2024, 19:29 Nga M.B
"Shtrëngimi autoritar në Shqipëri!" Radio France
Edi Rama

TIRANA- Arrestimi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vijon të marrë vëmendje në mediat ndërkombëtare. Kësaj here është "Radio France International", media e cila në një artikull ku analizon zhvillimet në disa nga vendet e Europës Lindore dhe të Ballaknit, përmend dhe Shqipërinë e madje duke e titulluar të gjithë shkrimin si "shtrëngimi autoritar në Shqipëri".

Në artikull shkruhet se reforma në drejtësi, që shpesh përmendet si një sukses nga komuniteti ndërkombëtar, duket se shërben më shumë për të forcuar pushtetin e tanishëm. "Radio France International" shton se në Shqipëri, reforma në drejtësi paraqitet si një “sukses” nga komunitetit ndërkombëtar, por në të vërtetë, ajo po përdoret nga 'regjimi' i Edi Ramës për të larguar kundërshtarët duke forcuar legjitimitetin e tij në skenën ndërkombëtare.

Pjesa e artikullit dedikuar për Shqipërinë e RFI:

Reforma në drejtësi, që shpesh përmendet si një sukses nga komuniteti ndërkombëtar, duket se shërben më shumë për të forcuar pushtetin e tanishëm.

Ish-presidenti shqiptar Ilir Meta, i cili kryeson Partinë e Lirisë, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të hënën në Tiranë. Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Në Shqipëri, reforma në drejtësi paraqitet si një “sukses” për komunitetin ndërkombëtar. Në fakt, ai u përdor nga regjimi i Edi Ramës për të larguar kundërshtarët duke forcuar legjitimitetin e tij në skenën ndërkombëtare.

Pavarësisht kësaj, Shqipëria edhe këtë vit theu një rekord për vizitorët e huaj. Këto suksese i japin krahë vendit të Shqiponjave, të cilësuar si perla e re e Ballkanit. Megjithatë, infrastruktura dhe urbanizimi masiv i ndërmarrë nga qeveria kërcënojnë të rrezikojnë burimet unike natyrore.

radio france international edi rama

Sondazh

Poll