Bota

Harris dhe Obama ndajnë skenën për herë të parë në një tubim në Gjeorgji: E jona është një luftë për të ardhmen

Harris tha se ajo beson se kujdesi shëndetësor duhet të jetë një e drejtë dhe jo vetëm një privilegj për ata që mund ta përballojnë atë dhe tha se Trump do të prishë ligjin e kujdesit të përballueshëm dhe do të heqë kufirin prej 35 dollarësh për insulinën.

25 Tetor 2024, 17:42 Nga E. D
Harris dhe Obama ndajnë skenën për herë të parë
Barack Obaman dhe Kamala Harris

SHBA- Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris u shfaq me Barack Obaman për herë të parë në fushatë, duke ofruar argumente përmbyllëse që synonin votuesit me ngjyrë në periferitë lindore në Atlanta të Gjeorgjisë.

“E jona është një luftë për të ardhmen. Unë vij nga klasa e mesme dhe nuk do ta harroj kurrë se nga vij”, tha Harris.

Harris tha se ajo beson se kujdesi shëndetësor duhet të jetë një e drejtë dhe jo vetëm një privilegj për ata që mund ta përballojnë atë dhe tha se Trump do të prishë ligjin e kujdesit të përballueshëm dhe do të heqë kufirin prej 35 dollarësh për insulinën.

Kandidatja demokrate riafirmoi gjithashtu mbështetjen e saj për të drejtat e abortit, duke iu referuar vdekjes së Amber Nicole Thurman, një gruaje nga Gjeorgjia, vdekja e së cilës u zbulua kohët e fundit se ishte rezultat i ndalimit të abortit nga shteti.  Ndërkohë, Obama e drejtoi zemërimin e tij ndaj Trumpit, duke e kritikuar atë për dështimet në pandemi, paaftësinë e tij. 

“Sjellja e çrregullt e Trumpit është bërë aq e zakonshme sa njerëzit nuk e marrin më seriozisht. Vetëm për shkak se ai sillet budalla nuk do të thotë se presidenca e tij nuk do të ishte e rrezikshme”, tha Obama.

kamala harris barack obaman

Sondazh

Poll