Politike

Berisha: Lali Vjedhësi po përpiqet të lajë fytyrën e tij të nxirë duke larguar nga vetja hajdutët me të cilët vodhi

Berisha u shpreh se Veliajn nuk e shpëton dot asnjë nga drejtorët dhe as Altin Dumani. 

25 Tetor 2024, 19:30 Nga E. D
Berisha: Lali Vjedhësi po përpiqet të lajë fytyrën e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po përpiqet të largojë përgjegjësinë nga vetja duke larguar hajdutët me të cilët vodhi. Berisha u shpreh se Veliajn nuk e shpëton dot asnjë nga drejtorët dhe as Altin Dumani.  Gjithashtu Berisha u shpreh se as Edi Rama nuk mund ta shpëtojë pasi vetë ai ka vjedhur. 

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore për ju misionarët e pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptari patriot, të çdo shqiptari që i thotë vetes shqiptar, dinjitetit njerëzor, dinjitet, votës së lirë si zemra e një sistemi demokratik. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që shpërndajnë çdo natë mesazhet frymëzuese të betejës, të fitores dhe të ndryshimit. Përshëndetje të përzemërt të gjithë atyre që sot e ndrynë në vrimën e miut Lali Vjedhësin, këtë tip të shpërfytyruar të qenieve njerëzore, i cili pasi ka vjedhur dhjetëra e qindra milionë, përpiqet të lajë fytyrën e tij të nxirë duke larguar nga vetja hajdutët me të cilët vodhi.

Erion Veliaj, betimi ynë është solemn, do varesh në shtyllën e turpit të historisë. Nuk të shpëton dot asnjë nga drejtorët që sakrifikon ti. Nuk të shpëton dot as mercenari Altin Dumani apo ish-xhelati i Sigurimit, Arben Kraja. Nuk të shpëton dot nga vjedhjet, nga ndëshkimi as kryehajduti i kombit, Edi Rama sepse vetë ai vrimë miu nuk do gjejë për të futur kokën e tij për krimet monstruoze që ka kryer ndaj shqiptarëve.

Nxirr sa të duash fotografi me Aleksis Soros, se të jap fjalën e nderit se ti do të shkosh aty ku e ke vendin, kurse ai do të shpallet non-grata, non-grata, non-grata. Në Shqipërinë e shtetit ligjor, e rendit kushtetues, Erion Veliaj, Edi Rama, anëtarët e organizatave tuaja kriminale do marrin ndëshkimet më shembullore. Pasuritë tuaja do gjurmohen në të katër anët e botës, do u rikthehen shqiptarëve. Do u merren hajdutëve!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 25 Tetor 2024, 17:08 Gjergj Erebara

BIRN: Rasti Ndreca si simbol i antishtetit

Foto ilustruese TIRANA- Më 19 tetor, kryeministri Edi Rama pati një nga shpërthimet e tij të rëndomta të prote...