Politike

“Parlamenti i debilëve, prokurorë ordinerë!” Blushi: Kemi persona që i kemi identifikuar! Ta dinë që janë në vëzhgim të gjithë

I pyetur për emrat e personave që ai iu referohet dhe i akuzon, Blushi tha se nuk do që të nxitohet me emrat, por këtë grup ata, sipas tij, do ta nxjerrin një për një me fytyrë.

24 Tetor 2024, 22:13 Nga M.B
“Parlamenti i debilëve, prokurorë ordinerë!” Blushi:
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka hedhur akuza të forta ndaj institucioneve të drejtësisë dhe qeverisë, pas arrestimit të Ilir Metës me urdhër të SPAK. I ftuar këtë mbrëmje në emisionin 'Top Story', teksa fliste për Parlamentin që sipas tij kontrollohej nga Rilindja, ai iu drejtuar me fjalën “parlamenti i debilëve”, duke marrë si shembull deklaratën e ish-deputetes së opozitës, Majlinda Halilaj, ku përdori fjalën “kërpërata”. Ai shtoi se Metës nuk i është komunikuar, as i është prezantuar se kush po e ndalon.

"Sepse është gjuha e drejtpërdrejtë, nëse mendoni se parlamenti me 140 deputetë ishte i intelektualëve… ishte parlamenti që kontrollohej nga Rilindja dhe botërisht njihej si parlamenti i debilëve, ai ishte parlamenti i kërpëratave.

Presidentit Meta nuk i është komunikuar, as i është prezantuar se kush po e ndalon, dy prej tyre gjasme oficerë policie, janë me precedent penal, ai që e godet është i lidhur me një nga bandat më të rrezikshme të Shkodrës”, shprehet ai.

I pyetur për emrat e personave që ai iu referohet dhe i akuzon, Blushi tha se nuk do që të nxitohet me emrat, por këtë grup ata, sipas tij, do ta nxjerrin një për një me fytyrë. Ai tha më tej se operacioni i arrestimit të Metës, është filmuar me Iphone, nuk kanë pasur kamera. Blushi vijoi më tej duke i paralajmëruar se “janë në vëzhgim”.

“Ta dinë që janë në vëzhgim të gjithë. Kemi persona që i kemi identifikuar, janë në vëzhgim, dhe do u themi shqiptarëve ‘këta janë’”, tha ai.

Blushi shkoi më tej kur tha se duken që në fytyrë ata që kanë kallëzuar, duke iu referuar vetes së tij dhe Metës, dhe nga ana tjetër duken dhe ata që janë të kallëzuar, teksa këta të fundit i quajti “përdorues droge”.

“Shikojini në fytyrë kallëzuesit, shiko atë që pi drogë, atë përdoruesin e drogës, me atë që pata incidente, që del më unaza floriri, janë ordinerë moj zonjë”, tha ai. Duke folur për prokurorët e çështjes, ai tha se “nuk janë prokurorë, por janë ordinerë”.

tedi blushi

Sondazh

Poll