Politike

Në pritje të takimit me Ramën, Beleri: Ai po bën punën e tij dhe unë po bëj timen! Gjeografikisht Shqipëria është në Europë

Beleri ka thënë se ai do të jetë një nga dhjetë eurodeputetët që do të shkojnë në Shqipëri për të një takim me kryeministrin. 

24 Tetor 2024, 21:42 Nga M.B

 

Në pritje të takimit me Ramën, Beleri: Ai po bën punën
Fredi Beleri

GREQIA- Eurodeputeti i partisë greke 'Demokracisë së Re', Fredi Beleri në një takim në Selanik me zv/ministrin e Brendshëm, Konstandinos Gioulekas është pyetur edhe për takimin që ai do të ketë pas disa ditësh me kryeministrin shqiptar Edi Rama, si pjesë e një delegacioni të Parlamentit Europian në Tiranë. Sipas mediave greke, Beleri ka thënë se ai do të jetë një nga dhjetë eurodeputetët që do të shkojnë në Shqipëri për të një takim me kryeministrin. 

Për një pyetje tjetër të gazetarëve lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, eurodeputeti Beleri tha se gjeografikisht Shqipëria është në Europë dhe se Greqia ka luajtur një rol udhëheqës në hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Unë do të jem një nga dhjetë eurodeputetët që do të shkojnë në Shqipëri për të një takim me kryeministrin. Aty do të kemi vërtet një takim me zotin Rama. Mendoj se zoti Rama po bën punën e tij dhe unë po bëj timen... Gjeografikisht Shqipëria është në Europë. Pyetja është nëse ajo dëshiron të hyjë. Greqia ka luajtur një rol udhëheqës në hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, i cili është shtëpia e të gjithëve, por që ka rregullat e tij", tha Beleri.

Nga ana e tij zv/ministri grek, i pyetur për të komentuar vizitën e ardhshme të Ramës në Selanik ka thënë se Greqia është një vend i lirë dhe demokratik. Gjithashtu ai ka deklaruar se vlerëson në veçanti përpjekjet e Belerit për mbrojtjen e të drejtave e minoritetit grek.

“Ajo që dëshirojmë është që të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet fqinje, për të ndihmuar në përparimin e tyre të mëtejshëm...

Ne mirëpresim kryebashkiakun e zgjedhur grek të Himarës dhe eurodeputetin aktual të Demokracisë së Re. Me aventurën e fundit ai na mësoi se si të mos bësh kompromise, duke mbajtur lart flamurin e vlerave dhe idealeve që mbron dhe tani nga karriget e Parlamentit Europian ku do të përcjellë zërin e minoritetit grek dhe kjo për ne është më e rëndësishmja”, tha zëvendësministri.

fredi beleri

Sondazh

Poll