Politike

"E priste arrestimin, por jo formën", avokati Gjokutaj: Metën e kam takuar sot, është shumë mirë, ka një gjendje shpirtërore të qetë

Gjokutaj tha se Meta e ka pritur arrestimin, por jo formën që është ekzekutuar ndaj tij.

24 Tetor 2024, 21:56 Nga M.B
"E priste arrestimin, por jo formën", avokati Gjokutaj:
Genc Gjokutaj

TIRANA- Avokati Genc Gjokutaj është shprehur se e ka takuar Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në burg ditën e sotme dhe ishte në një gjendje shpirtërore shumë të mirë. I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në 'SYRI TV', Gjokutaj tha se Meta e ka pritur arrestimin, por jo formën që është ekzekutuar ndaj tij. 

"Metën e kam takuar sot në orën 15.00, është shumë mirë dhe ka një gjendje shpirtërore të qetë. Nuk ka qenë një goditje e paparashikuar një gjë të tillë që pas arrestimit të Berishës, por nuk priste këtë lloj ekzekutimi nga ana e policisë", tha ai.

genc gjokutaj

Sondazh

Poll