Politike

"Nesër në ora 11, të gjithë tek Bashkia"! Berisha: Kombet kanë triumfuar gjithmonë mbi diktatorët, pavarësisht kush i ka mbështetur ata

Berisha gjithashtu ftoi shqiptarët të bashkohen nesër në orën 11 para Bashkisë, duke theksuar se është koha për të protestuar ndaj abuzimeve të pushtetit dhe për të kërkuar drejtësi.

24 Tetor 2024, 20:02 Nga E. D
"Nesër në ora 11, të gjithë tek Bashkia"! Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha shprehu bindjen se kombet kanë triumfuar gjithmonë mbi diktatorët, pavarësisht mbështetjes që këta të fundit kanë marrë. Berisha gjithashtu ftoi shqiptarët të bashkohen nesër në orën 11 para Bashkisë, duke theksuar se është koha për të protestuar ndaj abuzimeve të pushtetit dhe për të kërkuar drejtësi. Ai garantoi se Programi i PD-së do të përqendrohet në forcimin e ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët.

"Garantoj shqiptarët se ligji dhe vetëm ligji, barazia para ligjit është qëllim madhor i programit të PD-së. Garantoj shqiptarët se forcë në botë që të mbajë në këmbë për një kohë të gjatë këtë diktaturë të urryer nuk ka. Kombet kanë triumfuar gjithmonë mbi diktatorët, pavarësisht kush i ka mbështetur ata. Nesër në ora 11, të gjithë tek Bashkia.

Ta nxjerrim për zverku kryehajdutin e kryeqytetit, këtë monstër njerëzore që ka vjedhur qindra milionë euro qytetarëve shqiptarë. Ta përzëmë nga Bashkia. Fitorja është e jona. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll