24 Tetor 2024, 19:35
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot rezultatet e studimit të Projektit Botëror të Drejtësisë. Berisha tha se zbatimin e ligjit e nxjerr Bjellorusinë 6 shkallë më lart, më mirë se Shqipërinë. Ai shton Vietnami edhe pse është shtet partiak qëndron 10 shkallë më lart se Shqipëria ku Rama, sipastij, kontrollon 10 herë më shumë pushtetet se sa diktatori komunist i Vietnamit.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Qytetarë dhe qytetare, si shoqëri shqiptare, në raport me këtë koncept, kemi një problem. Dhe ky problem qëndron në faktin se një gjeneratë e tërë ka pasur fatin e madh të mos jetojë një ditë në diktaturë. Kurse gjeneratat para saj, që kanë përjetuar diktaturën më staliniste të Europës, e kanë të rrënjosur në kokë se në diktaturë, si diktaturë e tillë mund të jetë vetëm diktatura komuniste. Në mënyrë të përsëritur kam cituar para jush një shkencëtar, një historian të madh, Samuel Hantington, i cili pasi studioi diktaturat, gjeti se diktatura e bandave e narkodiktatorëve është forma më e shëmtuar, më e egër e të gjitha diktaturave.
Do më lejoni sonte t’ju sjell për këtë fakte, që një projekt prestigjioz botëror paraqet mbi gjendjen e ligjit dhe shtetit në botë. Sipas këtij projekti, në vitin 2024, kufizimi i pushtetit në Shqipëri është 10 shkallë më poshtë se në Vietnamin më poshtë. Pra, miq, edhe Vietnami është shtet njëpartiak, nuk ka opozitë. Është shtet i monizmit me Kushtetutë, i Partisë Komuniste të Vietnamit. Megjithatë, edhe pse është shtet partiak, përsëri ndarja midis parlamentit, ekzekutivit, etj, qëndron 10 shkallë më lart se në Shqipërinë e narkoshtetit, ku narkodiktatori kontrollon 10 herë më shumë pushtetet se sa diktatori komunist i Vietnamit komunist.
Të dashur miq, të shohim pak zbatimin e ligjit. Së bashku kemi denoncuar aktet e satelitit të Putinit, Lukashenko. Por ja që Projekti Botëror i Drejtësisë për vitin 2024, zbatimin e ligjit e nxjerr Bjellorusinë 6 shkallë më lart, më mirë se Shqipërinë e Lukashenkos së Ballkanit. Për ata të cilët kakarisin nëpër studio, duke bërë si mjeranë me zero karakter, avokatinë apo lejfenin e Edi Ramës, u them pra edhe njëherë, se në zbatimin e ligjit, Bjellorusia e Lukashenkos në shtetin ligjor është 6 vende, 6 shkallë mbi Shqipërinë.
sali berisha
Politike
24 Tetor 2024, 19:42
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se çdo ditë...
Politike
24 Tetor 2024, 18:50
M.B
Agron Shehaj
TIRANA- Kryetari i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj, me në duar dosjen për arrestimit të kryetarit t&...
Politike
24 Tetor 2024, 18:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Rregullator i KQZ-së miratoi rregullat mbi regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë Shqipërisë dhe m...
Politike
24 Tetor 2024, 18:22
M.B
Ignazio Marino
STRASBURG- Eurodeputi italian, Ignazio Marino, është shprehur kundër marrëveshjes për emigrantët mes...
Politike
24 Tetor 2024, 17:46
I.A
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar një pyetësor të shpërndarë nga Prezenca e OSBE p&e...
Politike
24 Tetor 2024, 17:01
M.B
Foto nga takimi
STRASBURG- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar vizitën zyrtare në Parlamentin Europian. Deputetët Ga...
Politike
24 Tetor 2024, 15:04
M.B
Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paraqitur kërkesë për përjashtim...
Politike
24 Tetor 2024, 14:22
ZH.LL
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat...
Politike
24 Tetor 2024, 13:43
r.ll
genc gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka shkuar sot në burgun 313 për të takuar kreun e PL-së Ilir Meta, i cili ësht&eu...
Politike
24 Tetor 2024, 13:42
N.F
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe Tarquinio
STRASBURG- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar vizitën zyrtare n&eu...