Art&Argëtim

Dhunoi brutalisht Medi Isenin, Dj Crax lirohet nga burgu

Crax qëndori në burg më shumë se tre muaj pasi bashkë me rreperin e famshëm Rigles Rajkun (Noizy) dhunuan personazhin e famshëm të Tik Tok Medi Iseni. 

24 Tetor 2024, 16:50 Nga E. D
Dhunoi brutalisht Medi Isenin, Dj Crax lirohet nga burgu
Noizy dhe Crax

KOSOVË- Bahtjar Bajraktari, i njohur për publikun si DJ Crax, është liruar nga burgu. Crax qëndori në burg më shumë se tre muaj pasi bashkë me rreperin e famshëm Rigles Rajkun (Noizy) dhunuan personazhin e famshëm të Tik Tok Medi Iseni.  Gjithashtu Crax me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë u ekstradua në Kosovë tri ditë më parë. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se Prokurori i Shtetit ka kërkuar që ai të paraqitet një herë në javë në stacionin policor.

“I njëjti me urdhër-arrest të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar në Republikën e Shqipërisë dhe ka qëndruar mbi 70 ditë në paraburgim atje. Është ekstraduar nga Republika e Shqipërisë dhe i njëjti është ndaluar fillimisht për 48 orë pas intervistimit dhe njëkohësisht Prokurori i Shtetit ka kërkuar që i njëjti të paraqitet një herë në javë në stacionin policor”, tha Nikçi 

Noizy dhe Crax janë akuzuar se kanë dhunuar brutalisht “Tik Tokerin” e famshëm Med Iseni në një nga clubet në Pejë teksa grupi OTR ishin ftuar për të performuar. Gjithashtu reperi i njohur Arkimed Lushaj ose ndryshe “Stresi”, është i shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka ndihmuar në kanosjen e shtetasit Med Iseni. Ndërkohë Noizy është liruar disa ditë pas arrestimit pasi pagoi një garanci me vlerë prej 50 mijë euro ndërsa Dj i tij mbeti në paraburgim duke u liruar 3 muaj më vonë.

noizy dj crax

Sondazh

Poll