Art&Argëtim

"Muaji i kaluar ka shkatërruar familjen tonë"/ Fëmijët e Diddy: Na mungon të duam shumë bab!

Fëmijët e Diddy, Quincy, Justin, Chance, Christian, Love dhe binjakët Lila dhe Jessie, përmes një postimi në Instagram mbështetën babain e tyre pavarësisht akuzave kundër tij.

22 Tetor 2024, 21:40 Nga E. D
"Muaji i kaluar ka shkatërruar familjen tonë"/
Diddy dhe fëmijët

SHBA- Fëmijët e Diddy kanë lëshuar një deklaratë të re në mbështetje të babait të tyre, i cili aktualisht është në burg në pritje të gjykimit. Fëmijët e Diddy, Quincy, Justin, Chance, Christian, Love dhe binjakët Lila dhe Jessie, përmes një postimi në Instagram mbështetën babain e tyre pavarsisht akuzave kundër tij.

Pas publikimit të një fotoje të përbashkët me të, ata shkruan se akuzat ndaj Diddy-t janë të rreme, ndërsa theksuan se mbeten të bashkuar dhe do ta mbështesin në çdo hap. Më pas ata shprehën dashurinë për babain e tyre duke përmendur se sa shumë u mungon.

"Muaji i kaluar ka shkatërruar familjen tonë. Shumë e kanë gjykuar si atë ashtu edhe ne bazuar në akuza, teori konspirative dhe tregime të rreme që janë shndërruar në absurditet në mediat sociale. Ne qëndrojmë të bashkuar, duke ju mbështetur në çdo hap të rrugës. Ne mbahemi pas të vërtetës, duke e ditur se ajo do të mbizotërojë dhe asgjë nuk do ta thyejë forcën e familjes sonë. NA MUNGON & TE DUAM BAB," shkruan në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Quincy (@quincy)

 

diddy 

Sondazh

Poll