Art&Argëtim

Zayn Malik shtyn turneun në SHBA pas vdekjes së mikut të tij, Liam Payne

Malik ishte gati të fillonte turneun e tij në SHBA javën e ardhshme, duke filluar me një shfaqje në San Francisko të mërkurën.

20 Tetor 2024, 09:58 Nga r.ll
Zayn Malik shtyn turneun në SHBA pas vdekjes së mikut të tij,
zayn dhe liam

SHBA- Këngëtari Zayn Malik ka shtyrë pjesën e turneut të tij të ardhshëm në SHBA pas ndarjes nga jeta të ish-mikut të tij, Liam Payne. Payne vdiq në moshën 31-vjeçare, pasi u rrëzua nga kati i tretë i ballkonit të hotelit në Argjentinë të mërkurën.

Malik ishte gati të fillonte turneun e tij në SHBA javën e ardhshme, duke filluar me një shfaqje në San Francisko të mërkurën. Por këngëtari lajmëroi fansat se po i shtynte shfaqjet për shkak të vdekjes së shokut të tij dhe ish-yllit të "One Direction".

“Duke pasur parasysh humbjen zemërthyese të përjetuar këtë javë, unë kam marrë vendimin të shtyj turin e "Stairway to the Sky"në SHBA. Datat po riskedulohen për në janar dhe do t'ju njoftoj për to sapo çdo gjë të jetë vendosur. Biletat mbeten të vlefshme për datat e reja. Ju dua të gjithëve dhe faleminderit për mirëkuptimin”, shkruhet në postimin e Zayn.

Zayn Malik shtyn turneun në SHBA pas vdekjes së mikut të tij,

Liam Payne dhe Zyn Malik bashkë me Niall Horan, Louis Toimlinson dhe Harry Styles fituan famë globale si pjesë e grupit One Direction - krijuar në shfaqjen televizive X Factor në 2010. Malik u largua nga grupi në vitin 2015 për të nisur një karrierë solo, dhe grupi u nda më vonë në 2016.

zayn malik liam payne

Sondazh

Poll