Aktualitet

U kapën me rreth 4 kg kokainë, arrestohen tre shqiptarë në Itali

 Patrulla hasi fillimisht një veturë “Smart”, në pronësi të një personazhi të njohur të policisë një shtetas shqiptar 31-vjeçar, për krime të mëparshme si marrja dhe mbajtja e armëve dhe posedimi i dokumente false.

24 Tetor 2024, 15:13 Nga E. D
U kapën me rreth 4 kg kokainë, arrestohen tre shqiptarë në
foto ilustruese

ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar kanë rënë në pranagt e poliicsë Italiane, pasi u kapën me rreth 4 kg kokainë. Sipas autoriteteve italiane droga kishte vlerë tregu rreth 150 mijë euro. Patrulla hasi fillimisht një veturë “Smart”, në pronësi të një personazhi të njohur të policisë një shtetas shqiptar 31-vjeçar, për krime të mëparshme si marrja dhe mbajtja e armëve dhe posedimi i dokumente false.

Më pas patrulla filloi të ndiqte makinën e vogël, derisa shoferi që e kishte në përdorim, i identifikuar më vonë si një 25-vjeçar shqiptar banues në Cesena, ndaloi pranë një shtëpie dhe aty e ndaluan për kontroll. Por sapo ka parë policët, i dyshuari ka lënë mjetin dhe ka ikur në këmbë, duke u strehuar në një apartament.

Brenda shtëpisë, përveç 25-vjeçarit janë gjetur edhe dy bashkatdhetarë të tjerë, një bashkëmoshatar i arratisurit dhe një 31-vjeçar. 25-vjeçari nuk u ndal me kaq, pasi shkoi drejt dhomës së gjumit dhe hodhi nga dritarja dy qese plastike, që pasi u kontrolluan nga agjentët, rezultuan me 27 pako më të vogla kokaine dhe me peshë totale 3.7 kilogramë.

Gjithashtu u gjet një thikë që përdorej për prerje kokaine, 2 peshore precize, 5700 dhe materiali për paketimin e dozave, shkruan “CesenaToday”. Kurse në kontrollin fizik të 3 shqiptarëve u gjetën 3.6 gramë kokainë dhe 1 gramë marijuanë.  Të dyshuarit janë transferuar në burgun “Caseti”. 

policia italiane

Sondazh

Poll