Sport

VIDEO / Barcelona thyen lehtësisht Bayernin e Mynihut!

Barcelona thyen më në fund Bayernin e Munihut që katër vite më e parë e kishte turpëruar me atë fitore të thellë 8-2 si dhe e kishte mundur në gjashtë takime radhazi në Champions.

24 Tetor 2024, 02:31 Nga DOSJA
VIDEO / Barcelona thyen lehtësisht Bayernin e Mynihut!

SPANJE - Barcelona thyen më në fund Bayernin e Munihut që katër vite më e parë e kishte turpëruar me atë fitore të thellë 8-2 si dhe e kishte mundur në gjashtë takime radhazi në Champions.

Katalanasit dhuruan spektakël në stadiumin Olimpik të Barcelonës me një Raphinha të jashtëzakonshëm që realizoi tre nga katër golat e fitores 4-1. Vjen humbja e dytë radhazi për Bayernin, pas disfatës me Aston Villan.

Çfarë nisjeje e supersfidës së mbrëmjes! Pa u mbushur një minutë, ose më saktë pak çaste pasi gjyqtari vërshëlleu për startin e takimit, Raphinha i shkëputet mbrojtjes dhe pasi shmang dhe Neuerin e çon topi në rrjetë.

Bayerni reagon si skuadër e madhe. Harry Kane e dërgon dy herë topin në rrjetë: nëse herën e parë sistemi VAR dalloi pozicion jashtë loje, në minutën e 18-të realizoi fluturimthi, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Pena.

Mbrëmje e madhe në Stadiumin Olimpik të Barcelonës. Në minutën e 36-të, një gabim i Kim Min-Jae krijoi një situatë të favorshme për Lewandowskin, që e ka të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë.

Tjetër mrekulli në këtë superndeshje. Në kohën shtesë të pjesës së parë Bayerni kapet gafil në kundërsulm, me Raphinhan që lëshon një ‘perlë’ që s’mund të arrihet nga Neuer. Çfarë klasi nga Raphinha.

Braziliani kontrollon në mënyrë perfekte një top të gjatë të Yamal dhe pasi avancon disa metra lëshon një diagonale të pakapshme për Neuer. Thjesht i mrekullueshëm! Prenoton topin për shtëpi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll