Politike

“Për çdo gjë që akuzohet, nuk ka asnjë lidhje!” Kryemadhi: Ishte qesharake kur prokurori tha se kam hequr mitrën në bashkëpunim me Metën

Gjithashtu ajo shtoi se i sqaroi a prokurorisë dhe gjyqtarit, për të gjitha gjërat që akuzohet.

23 Tetor 2024, 18:20 Nga M.B
“Për çdo gjë që akuzohet, nuk ka asnjë
Monika Kryemadhi

TIRANA- Pas vendimit të GJKKO-së për të mos ndryshuar masën ndaj saj dhe Presidenti të Partisë së Lirisë Ilir Meta, deputetja Monika Kryemadhi ka folur për media. Kryemadhi tha se ishte qesharake, kur prokurori tha se ajo ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Gjithashtu ajo shtoi se i sqaroi a prokurorisë dhe gjyqtarit, për të gjitha gjërat që akuzohet.

“Qëndrimi im dhe argumenti im, ishte që për cdo që akuzohet Ilir Meta nuk ka asnjë lloj lidhje. Duket që s’kanë pasur asnjë gjë për CEZ-DIA dhe e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte qesharake, kur prokurori tha se Monika Kryemadhi ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Çlidhje ka Ilir Meta.

Ia sqarova prokurorisë dhe gjyqtarit, për të gjitha gjërat që akuzohet Monika. Nuk është problemi se Ilir Meta është i rrezikshëm, se duan ta bëjnë të rrezikshëm. Do të doja të ma bënin një herë në javë detyrimin e paraqitjes te mbaja konferenca për gazetarët”, tha Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll