Bota

VIDEO/ Obama surprizon audiencën në mitingun e Harris, bën rap me këngën e famshme të Eminem

Reperi i njohur, i rritur në Detroit, ka mbështetur hapur kandidaten demokrate, në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit, Kamala Harris dhe dje mori pjesë në mitingun e saj.

23 Tetor 2024, 08:19 Nga r.ll
VIDEO/ Obama surprizon audiencën në mitingun e Harris, bën rap me
obama, eminem

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka dhuruar shfaqje në një tubim të Kamala Harris në Detroit, kur nisi të këndonte këngën "Lose Yourself" të Eminem para vetë reperit. Reperi i njohur, i rritur në Detroit, ka mbështetur hapur kandidaten demokrate, në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit, Kamala Harris dhe dje mori pjesë në mitingun e saj. Pas fjalimit të këngëtarit, në podium u ngjit Obama, i cili ka habitur audiencën, kur filloi të bënte rep me këngën e Eminem.

"Lose Yourself" është një nga këngët më të njohura të artistit hip-hop. Ajo u publikua si kënga e parë nga kolona zanore origjinale e filmit 8 Mile më 22 tetor 2002, dhe më pas u bë kënga e parë rap që fitoi çmimin Academy Award për Këngën më të Mirë Origjinale .

Fakti që Eminem vendosi të mbështeste aktivisht Harrisin në fushatën e saj ishte ndoshta i pritshëm, duke pasur parasysh mospëlqimin e tij ndaj kandidatit republikan, të cilin ai e ka shprehur hapur disa herë në të kaluarën. Kohët e fundit, ai madje foli kundër mbështetësve të Donald Trump , duke thënë se atyre u është "shpëlarë truri" dhe duke vënë në pikëpyetje faktin se ata besojnë se mund të përfaqësohen në mënyrë adekuate nga një miliarder që nuk ka përjetuar kurrë vështirësi në jetën e tij.

 

barack obama eminem

Sondazh

Poll