Bota

Gazetarët e pyesin për përparim në bisedimet me Beogradin? Kurti: Tani ka një marrëveshje, jo vetëm dialog

Kurti javën e kaluar tha se Kosova pret që Komisioni i ri Evropian të fillojë një dinamikë të re sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

22 Tetor 2024, 21:34 Nga E. D
Gazetarët e pyesin për përparim në bisedimet me Beogradin?
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pasi është pyetur për ecurinë e negociatave me Serbinë në Bruksel dhe nëse pritet përparim në atë drejtim ai theksoi se tani ka një marrëveshje, jo vetëm një dialog për bisedimet e Brukselit. 

“Ne tashmë kemi një marrëveshje, jo vetëm një dialog”, u tha Kurti gazetarëve shkurtimisht, pa dhënë detaje.

Kurti javën e kaluar tha se Kosova pret që Komisioni i ri Evropian të fillojë një dinamikë të re sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Të enjten në Bruksel do të ketë takim në nivelin e kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç dhe ende nuk dihet nëse të njëjtët do të kenë një takim trepalësh.

Takimi i fundit në mes kryenegaciatorëve të Kosovës dhe Serbisë u mbajt më 17 shtator. Bislimi dhe Petkoviç nuk patën takim trepalësh, por vetëm të ndarë me emisarin e BE, Miroslav Lajçak.

albin kurti

Sondazh

Poll