Art&Argëtim

“Tekstet janë të tmerrshme, janë të frikshme”, Kozeta Kurti kritika për këngët e Festivalit të 58 në RTSH

22 Dhjetor 2019, 06:34 Nga DOSJA
“Tekstet janë të tmerrshme, janë të frikshme”,

Tiranë- “Festivali i  58 i Këngës në RTSH” po komentohet shumë ditët e fundit. Nuk ka munguar edhe një deklaratë e gazetares Kozeta Kurtit, sa u përket teksteve të këngëve.

Në “Pop Culture” në Top Channel, ajo ka deklaruar se problem i këngëve pjesëmarrëse në këtë festival janë tekstet e tyre. Ajo është shprehur se tekstet e këngëve janë të tmerrshme.

Nuk kam asnjë problem me këngët pjesëmarrëse, as me zhaneret. Problemi im ka qenë, vazhdon dhe do të mbesi përjetësisht deri kur të ndryshojë, problemi i teksteve. Unë e di që kjo do pritet edhe ja ça thotë Kozeta Kurti për portalet, unë e di shumë mirë, por tekstet janë të tmerrshme, të frikshme domethënë nuk di ç’të them. “, u shpreh ajo.

Në këtë emision, ajo theksoi më tej se këngëtarja Elvana Gjata do të jetë personi që nëse shkon në Eurovizion, do të regjistrojë performancën më të mirë skenike ndonjëherë për Shqipërinë.

Kujtojmë që për Elvanën është folur gjatë, pasi emri i saj qarkulloi se do  të jetë edhe fituesja e këtij Festivali të ’58 në RTSH. Ishte kompozitorja Diana Ziu, e para ajo që akuzoi producenten Vera Grabocka, e cila ka marrë përsipër këtë vit organizimin e RTSh se ka paracaktuar Elvana Gjatën si fituese të këtij edicioni. Akuzat janë përforcuar edhe nga emra të tjerë të skenës, si Rovena Dilo, Luis Ejlli, por edhe Erik Lloshi i cili hodhi akuza për anësi. Ndërkohë që Dosja.al në një vëzhgim elementar pikasi se nga 25 konkurrentë 12 janë produkt i dyshes Grabocka-Vejsiu, ndërsa vetë Robert Berisha ka zbuluar se në Festivali u ftua nga producentja, duke nxjerrë blof procedurën e garimit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz festivali i 58-të i rtsh kozeta kurti festivali i 58-të i rtsh kozeta kurti

Sondazh

Poll