Politike

"Meta, gjeni politik i tradhtuar nga bashkëpunëtorët", Kryemadhi: Nuk do të marr pjesë në aksionin opozitar të PL-së

Kryemadhi tha se Ilir Meta është një gjeni politik që nuk bën kurrë gabime politike, por është tradhtuar nga bashkëpunëtorët e tij.

22 Tetor 2024, 13:59 Nga ZH.LL
"Meta, gjeni politik i tradhtuar nga bashkëpunëtorët",
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi në konferencën për mediat i ka dalë në mbrojtje dhe ka vlerësuar figurën politike të ilir Metës. Kryemadhi tha se Ilir Meta është një gjeni politik që nuk bën kurrë gabime politike, por është tradhtuar nga bashkëpunëtorët e tij. Kjo sipas saj justifikon edhe nervozizmin dhe agresionin e tij herë pas here.

Për sa i takon Partisë së Lirisë, Kryemadhi u shpreh se nuk do të jetë pjesë e aksionit opozitar të PL-së pasi nuk dëshiron që të krijojë konfuzion duke qenë se kanë qëndrime të ndryshme.

"Besoj tek fuqia politike e Metës pavarësisht marrëdhënieve personale. Meta, gjeni politik. Nuk bën gabime politike. Është tradhtuar nga bashkëpunëtorët e tij dhe ka të drejtë që nervozohet e bëhet agresiv. PL ka strukturën e saj dhe do të ristrukturohen e riorganizohen. Nuk dua të përfshihem në aksionin opozitar të PL sepse nuk dua të krijoj konfuzion sepse kemi qëndrime të ndryshme. Doja të isha më e distancuar. Berisha i arrestuar, Salianji i dënuar, Mediu mbahet nën presion prej kohësh, Meta mbahej nën presion që prej Cez Dia, kontratën e firmosi Dritan Prifti nuk ka firmosur Meta. Meta e çoi në gjykatë Cez-in, pra ishte kundër. E bashkuan me çështjet e mia, për të cilat do t’ju informoj", tha Kryemadhi.

monika kryemadhi ilir meta pl konference per media

Sondazh

Poll