Politike

Kryemadhi përlotet në konferencë: Në moshën 6 vjec fëmija im është operuar dhe mjekët i dhanë një javë jetë nëse...

Kryemadhi tregoi se operacionet e përmendura në dosje nuk janë plastike, por ishin të fëmijëve të saj, Ilir Metës dhe operacionin që ka kryer ajo vetë në mitër. 

22 Tetor 2024, 13:04 Nga r.ll

 

Kryemadhi përlotet në konferencë: Në moshën 6 vjec
monika kryemadhi

 

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është përlotur gjatë konferencës së saj për shtyp teksa po fliste për operacionet e përmendura në dosjen hetimore të SPAK. 

Kryemadhi tregoi se operacionet e përmendura në dosje nuk janë plastike, por ishin të fëmijëve të saj, Ilir Metës dhe operacionin që ka kryer ajo vetë në mitër. 

"Ndihem shumë e fyer që SPAK gënjen në deklartën kur thotë 106 mijë euro. Në moshën 6 vjec fëmija im është operuar dhe mjeket i kenë dhënë një javë  jetë nëse nuk bëhej ndërhyrja. Ka bërë edhe dy ndërhyrje të tjera. Ka bërë edhe Ilir Meta një operacion shëndetësor në 2013 që nuk e ka paguar Ilir meta por e kam paguar unë dhe Meta nuk e di.", tha Kryemadhi. 

Gjatë kësaj fjalë, Kryemadhi drejtoi edhe një pyetje kryeministrit Edi Rama, nëse ai i ka deklaruar shpenzimet për operacionin e djalit të tij, i cili ka qenë me kancer. Deputetja e PL-së po ashtu për këtë pyeti edhe SPAK, nëse ka nisur investigimet nëse Rama ka deklaruar apo jo shpenzimet për djalin e tij.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll