Politike

Kryemadhi: SPAK ka nxjerrë "sekrete hetimore"! A do t’i nxjerrë mesazhet e mia me Fugën, Ramën e Kodhelin?

Më pas, Kryemadhi ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se ka nxjerrë “sekrete hetimore” në njoftimin zyrtar për mediat të publikuar një ditë më parë, ku detajoheshin hetimet kundër saj dhe Ilir Metës. 

22 Tetor 2024, 13:35 Nga ZH.LL
Kryemadhi: SPAK ka nxjerrë "sekrete hetimore"! A do t’i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi në konferencën për mediat, fillimisht është përgjigjur mbi akuzat që SPAK ka bërë ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta. Më pas, Kryemadhi ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se ka nxjerrë “sekrete hetimore” në njoftimin zyrtar për mediat të publikuar një ditë më parë, ku detajoheshin hetimet kundër saj dhe Ilir Metës. 

"Jam e bindur që është shkruar në zyrën e Endri Fugës. Jam shumë kurioze dhe ta dij a do t’i nxjerrin ato mesazhe që kam unë me Endri Fugën, me Edi Ramën, me Saimir Tahirin, me Taulant Ballën, me Mimi Kodhelin, me Milena Hariton. Megjithëse unë atë kohë, me thënë të drejtën, dashuri me ministrat e PS-së kam pasur, se me ministrat e LSI-së kam qenë në konflikt të hapur", tha Kryemadhi.

Gjatë fjalës së saj në konferencë, Kryemadhi shtoi se është e vendosur të vazhdojë përplasjen e saj juridike dhe politike lidhur me çështjen e incineratorëve dhe dyshimet për manipulimin e zgjedhjeve me para jolegalisht të fituara.

"Do të kemi komunikime të tjera, sepse do të studiojmë dosjen, do të përballemi në sencat gjyqësore. Do të ndjekim përsëri çështjen e inceneratorëve", shtoi Kryemadhi.  

monika kryemadhi ilir meta taulant balla ne spak konference per media

Sondazh

Poll