Bota

Firmosi me 4 ekipe dhe nuk luajti asnjë minutë, historia e amatorit që fitoi kontratat e majme, manovra: Shokët më quajnë

20 Dhjetor 2019, 20:44 Nga DOSJA
Firmosi me 4 ekipe dhe nuk luajti asnjë minutë, historia e amatorit

TIRANË– Bernio Verhagen, i lindur më 13 shkurt 1994 në Suriname është një futbollist amator, por me profesionin e dytë, mashtrues profesionist. Mund të kemi dëgjuar shpesh që një futbollist të jetë larguar nga një ekip qoftë edhe pa luajtur asnjë minutë për të. Por nëse për të tjerët mund të kenë qenë dëmtimet apo mosbindja e drejtuesve të klubit për tu aktivizuar, Verhagen ka një histori totalisht të kundërt. Gjen gjithmonë një justifikim për tu larguar nga ekipi. Një gjë të tillë e dëshmon firmosja me 4 ekipe të ndryshme brenda vitit 2019.

Ai nëpërmjet postave elektronike (e-mail-ve) fallco kontaktonte me ekipe të ndryshme sikur ishte lojtar me të ardhme të ndritur dhe që menaxhohej nga “Stellar Group”, grup i cili ka nën mënaxhim edhe madrilenin Gareth Bale.

Por e vërteta e tij qëndronte totalisht ndryshe. Hera e fundit që ai kishte luajtur ishte me akademinë e ekipit holandez Willem II në vitin 2009. Që atëherë, ai ishte regjistruar në tre klube të tjera amatore Hollandeze. Sipas regjistrimeve më të fundit të Federatës holandeze të Futbollit, Verhagen ishte regjistruar në klubin holandez Den Dungen deri këtë vit.

Me fillimin e 2019 ai firmosi një kontratë me ekipin nga Transnistria, Dinamo-Auto, por u largua nga aty vetem pak kohë më pas pa luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë.

 

 

U kthye sërish në Holandë nga ku firmosi kontratë tjetër me ekipin me emër nga Afrika e Jugut, Cape Town City. Historia përsëritet, edhe aty qëndron vetëm për një muaj dhe largohet me pretendimin se kërkohet me ngul në Europë.

 

 

Nga aty ikën drejt Amerikës së Jugut. Këtë herë në ekipin e Premier Ligës së Kilit, Audax Italiano. Edhe këtu historia është po e njëjtë. Nuk luan asnjë minutë për ekipin dhe largohet duke pretenduar se ndaj tij kishte rracizëm. Ai thotë se shokët e ekipit e quanin “majmun” dhe “skllav”.

Por gënjeshtrat e tij nuk zgjatën edhe shumë pasi me firmosjen e kontratës së fundit, në fillim të nëntorit gjithçka “doli në shesh” pasi firmosi me ekipin danez Viborg FF. Ky ifundit një klub me emër në vendin skandinav pasi në vitin 2000 kishte arritur të fitonte edhe kupën e Danimarkës. Në një intervistë të dhënë nga ana e futbollistit, për gazetën e futbolllit Bold, deklaroi se në të kaluarën kishte qenë në çështje gjyqësore më ekipet daneze Næstved dhe Randers.

 

 

Kjo deklaratë bëri që gazeta të kontaktonte me ekipet në fjalë të cilat deklaruan se s’dinin asnjë gjë për  Bernio Verhagen dhe as s’e kishin idenë se kush mund të ishte. Kjo bëri që të zbulohej e gjithë gënjeshtra e tij dhe më 26 nëntor edhe ekipi i Viborg të shkëpuste kontratën me të.

Një ditë më vonë, Verhagen u arrestua në Danimarkë me dyshimin për sulm dhe vjedhje të shumë personave dhe u akuzua për mashtrim në 3 dhjetor. Duket se historia e pamundur e suksesit të një lojtari që kurrë nuk ka kaluar një minutë në fushë ka marrë fund.

Burimi: Vice

(A.S/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bernio verhagen holande bernio verhagen holande

Sondazh

Poll