Bota

Gjashtë të vdekur si pasojë e ciklonit "Oscar" në Kubë, mijëra banorë ende probleme me furnizimin me energji elektrike

Cikloni "Oscar", i cili mbërriti natën e së dielës në tokë me erëra të forta deri në 130 kilometra në orë, më vonë u zvogëlua në një stuhi tropikale dhe më në fund u largua nga territori kuban të hënën mbrëma.

22 Tetor 2024, 09:35 Nga N.F
Gjashtë të vdekur si pasojë e ciklonit "Oscar" në
Foto ilustruese

KUBË- Gjashtë persona kanë vdekur pasi cikloni "Oscar" shkoi drejt Kubës. Mijëra banorë, kryesisht në lindje dhe perëndim, janë ende pa energji elektrike katër ditë pasi sistemi i prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë u prish për shkak të një sërë defektesh.

“Fatkeqësisht, sipas informacioneve paraprake, gjashtë jetë njerëzish janë humbur në komunitetin e San Antonio del Sur, në provincën e Guantanamos (lindje)," tha presidenti Miguel Diaz-Canel gjatë një fjalimi të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

"Kishte përmbytje të një niveli që nuk ishte regjistruar kurrë historikisht", shtoi ai.

Cikloni "Oscar", i cili mbërriti natën e së dielës në tokë me erëra të forta deri në 130 kilometra në orë, më vonë u zvogëlua në një stuhi tropikale dhe më në fund u largua nga territori kuban të hënën mbrëma.


Që nga mbrëmja e së dielës, dallgët ishin deri në katër metra të larta në provincën e Guantanamos. Shtëpitë janë dëmtuar, ndërsa shtyllat e energjisë elektrike dhe pemët janë rrëzuar përtokë, sipas shtypit zyrtar. Sa i përket gjendjes së sistemit energjetik, presidenti Díaz-Canel tha dje se më shumë se 36% e rrjetit është kthyer në në mënyrë të qëndrueshme në shtetin prej 10 milionë banorësh.

cikloni oscar kube viktima

Sondazh

Poll