Bota

I mbijetoi masakrës së Hamasit në festival/ 22-vjeçarja izraelite vret veten, familjarët: Vuante nga depresioni, akush nga qeveria nuk u interesua për të

Ajo po merrte pjesë në Festivalin e Muzikës Nova pranë kufirit me Gazën kur Hamasi sulmoi Izraelin jugor duke shkaktuar masakër.

22 Tetor 2024, 09:34 Nga r.ll
I mbijetoi masakrës së Hamasit në festival/ 22-vjeçarja
shirel golan

IZRAEL- Më shumë se një vit pasi Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura nisën sulmin e tyre ndaj Izraelit, Shirel Golan u bë viktima e tyre e fundit. Ajo i dha fund jetës së saj të dielën, ditën kur mbushi 22 vjeç, pas një lufte njëvjeçare me depresionin dhe çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD).

Vëllai i Shirelit, Eyal Golan, tha për CNN, se problemet e saj shëndetësore filluan menjëherë pas sulmit të 7 tetorit. Ajo po merrte pjesë në Festivalin e Muzikës Nova pranë kufirit me Gazën kur Hamasi sulmoi Izraelin jugor duke shkaktuar masakër.

Dikur një vajzë e lumtur që nuk hezitonte të shkonte me makinë për një orë për të vizituar familjen e saj kur ata kishin nevojë për ndihmë, Shirel erdhi duke u zhdukur ngadalë pasi i mbijetoi masakrës.

“Ajo nuk doli nga shtëpia. Ajo nuk erdhi të na vizitonte, ishte e tërhequr”, tha ai.

Duke folur për CNN pas funeralit të Shirelit të hënën, Eyal tha se familja e Shirelit ishte shqetësuar për shëndetin e saj dhe u përpoq ta vëzhgonte sa më shumë që të mundej. Ajo rrallë lihej e vetme, tha ai. Por ndërsa familja u mblodh për të festuar ditëlindjen e saj, Shirel u largua pa e vënë re askush, sipas Eyal. Në kohën kur i dashuri e gjeti në fund të kopshtit, ajo ishte e vdekur.

Me zemrën e thyer nga faji dhe zemërimi, Eyal tha se fajëson autoritetet izraelite shëndetësore për disa nga problemet e Shirelit. Ai tha se askush nga qeveria nuk iu afrua kurrë asaj apo familjes. Në vend të kësaj, tha ai, autoritetet ofruan ndihmë vetëm për ata që e kërkuan atë në mënyrë aktive.

sheryl golan

Sondazh

Poll