Bota

Përplasen dy trena në Uells, një i vdekur dhe 15 të plagosur

Përplasja ndodhi në linjën midis Machynlleth dhe Caersws, duke çuar në një mbyllje të plotë të linjës si dhe autostradës.

22 Tetor 2024, 07:47 Nga N.F
Përplasen dy trena në Uells, një i vdekur dhe 15 të plagosur
Trenat

ANGLI- Një burrë vdiq dhe 15 të tjerë u dërguan në spital pasi dy trena u përplasën në Uells mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 kur treni nga Shreësbury në Aberystëyth u përplas me trenin nga Machynlleth në Shrewsbury. Përplasja ndodhi në linjën midis Machynlleth dhe Caersws, duke çuar në një mbyllje të plotë të linjës si dhe autostradës.


Në vendngjarje kanë shkuar ambulancat dhe një helikopter i rojes bregdetare. Zjarrfikësit dhe ambulancat punuan me Policinë Dyfed-Powys dhe Policinë Britanike të Transportit, të cilët po udhëheqin hetimin për incidentin. Një zëdhënës i policisë vuri në dukje se përplasja ndodhi me "shpejtësi të ulët".


Në një deklaratë të përbashkët, Netëork Rail and Transport for Wales (TfW) tha: "Kompania hekurudhore Network Rail and Transport for Wales (TfW), e cila ka marrë përgjegjësinë për drejtimin e shërbimeve, nuk ka asnjë lidhje me situatën. "Prioritet kryesor është siguria e pasagjerëve dhe kolegëve tanë”.

Operatorët kanë konfirmuar se linja mbetet e mbyllur dhe A470 kryesore në Talerddig është gjithashtu e mbyllur, me policinë e Dyfed-Poëys që këshillon shoferët të shmangin zonën.

perplasen dy trena ne uells

Sondazh

Poll