Sport

VIDEO / Milani mund Udinesen me 10 lojtarë!

Kuqezinjtë morën tri pikë (1-0) shumë të rëndësishme në këtë ndeshje falë golit golit të Chukwuezes në në fillimit të takimit.

19 Tetor 2024, 20:10 Nga DOSJA
VIDEO / Milani mund Udinesen me 10 lojtarë!

ITALI - Fitore karakteri e Milanit përballë Udineses në “San Siro”. Kuqezinjtë morën tri pikë (1-0) shumë të rëndësishme në këtë ndeshje falë golit golit të Chukwuezes në në fillimit të takimit. Ky sukses merr më shumë vlerë për faktin se nga minuta e 29-të  “Djalli” luajti me një lojtar më pak për shkak të një kartoni të kuq shumë të dyshimtë të dhënë për Reijnders, si lojtar i fundit.

Milani bën mirë, por edhe keq, gjatë pjesës së parë të ndeshjes me Udinesen në “San Siro”. Kuqezinjtë arritën të shënonin shumë shpejt me Chukwuezen që në minutën e 13-të, pas një aksioni të gjatë të nisur nga zona e tyre. Kur gjithçka u duk se ishte nën kontrollin e “Djallit”, Reijnders u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje shumë të dyshimtë si lojtar i fundit.

Në pjesën e dytë, Milani pati mundësi të tjera për të shënuar, por bëri heroin portieri i skuadrës friulane, Okoye. Milani ishte me fat në fund, pasi sistemi VAR i anuloi golin e  barazimit Udineses. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll