Sport

VIDEO / Leverkusen rikthehet tek fitorja pas dy barazimeve!

“Aspirinat” fituan me përmbysje ndaj Enitrachtit të Frankfurtit, kundërshtar të cilin e parakalon në renditje.

19 Tetor 2024, 18:55 Nga DOSJA
VIDEO / Leverkusen rikthehet tek fitorja pas dy barazimeve!

GJERMANI - Bayer Leverkuseni rikthehet te fitorja në Bundesligë, ku në dy takimet e fundit kishte marrë po kaq barazime. “Aspirinat” fituan me përmbysje ndaj Enitrachtit të Frankfurtit, kundërshtar të cilin e parakalon në renditje.

Vendësit dështuan të kalonin në epërsi në minutën e 9-të, kur sulmuesi kryesor, Boniface, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Nga momenti jo i Leverkusenit përfitoi Eintrachti, që zhbllokoi rezultatin me Marmoush në të 16-tën pikërisht me penallti.

Goli e barazimit vendësit do ta gjenin në minutën e 25-të me Andrich dhe të fitores në të 75-tën me Boniface, që shleu gabimin e penalltisë së humbur.

Nuk e lëshon kreun e renditjen Leipzigu, që mposhti 0-2 Manzin, ndërsa Frieburgu iu imponua 3-1 Augsburgut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll