Sport

"Faleminderit Shpëtim Duro", trajneri i njohur kryeqytetas largohet nga Suhareka

Klubi i Superligës së Kosovës ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit

19 Tetor 2024, 17:56 Nga DOSJA

KOSOVE - Shpëtim Duro nuk është më trajner i Suharekës. Klubi i Superligës së Kosovës ka njoftuar marrëveshjen e dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Një rrugëtim që nisi në verë, por që tani duhet të ndalet këtu, pas 7 ndeshjeve të luajtura në kampionat. Suhareka (13 pikë) ndodhet 4 pikë larg vendit të parë, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Njoftimi i klubit:

“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Shëtim Duro.

Ndihemi të lumtur për bashkëpunimin dhe shumë mirënjohës për punën e bërë deri më tani ku ishte kënaqësi që në radhët tona kishim një njeri si Shpetim Duro.

Ju urojmë shumë suksese në vazhdim e gjithë kryesia, stafi dhe futbollistët të jemi falenderues për gjithçka”.

"Faleminderit Shpëtim Duro", trajneri i njohur kryeqytetas

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll