Sport

Superiorja/ Befason Laçi, më në fund gjen fitoren e parë ndaj Vllaznisë!...

Në dy takimet e tjera të javës së 9-të të Abissnet Superiores: Derbi i kryeqytetit Tirana-Dinamo në Vlorë mbyllet pa gola, barazim edhe në Egnatia-Teuta

19 Tetor 2024, 17:17 Nga DOSJA

Superiorja/ Befason Laçi, më në fund gjen fitoren e parë

TIRANE - Në mesditën e sotme u luajtën tri takime të javës së 9-të të Abissnet Superiores, e cila përkon edhe me mbylljen e fazës së pare të Kampionatit të 86-të Kombëtar.

Në Kurbin, ndeshja përfundon me fitoren e madhe 3-1 të Laçit përballë Vllaznisë. Vendasit edhe pse pësuan të parët një gol, Dajsinani ishte i pafat duke dërguar topin në portën e tij, arritën që të përmbysnin gjithçka falë Papës (44’), Mjakit (53’) dhe Melos (54’), duke i dhuruar një debutim ëndrrash, trajnerit të tyre italian Françesko Morieros.

Në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, skuadra vendase bëri gjithçka përveç golit. Kampionët në fuqi patën një shans të artë për të kaluar në epërsi në të 14’, por Vuthaj ishte i pasaktë nga pika e penalltisë.

Ndëshkimi me të kuq për Dyluse kompromentoi ndeshjen e të besuarve të Tetovës, të cilët e patën të pamundur për thyer Teutën me një lojtar më pak.

Mbyllet pa gola ndeshja mes Tiranës dhe Dinamos. Në Vlorë “protagonist” absolut ishte VAR duke anuluar gola për të dy skuadrat. Soler shënoi një gol shumë të bukur me roveshjatë, por Xhaja e anuloi atë pas një konsultimi me VAR. (Video) 

Më pas, Ndreca, i sapo futur në fushë për bardheblutë, goditi edhe traversën e portës së portierit Teqja, por vetëm kaq. Gola nuk pati. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll