Aktualitet

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja më 2019/ GJKKO dënon 5 anëtarët e grupit me 25 vite burg, 6 vite heqje lirie për Ramazan Rrajën

Sipas SPAK, këta persona nga gushti i vitit 2019 kanë nisur ndjekjen e Ndojt dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe mjetet për të kryer vrasjen.

18 Tetor 2024, 20:22 Nga M.B
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja më 2019/ GJKKO dënon 5
Arjan Ndoja

TIRANA- Në një seancë maratonë ku janë lexuar edhe konkluzionet e mbrojtjes, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur në këtë mbrëmje vendimin për anëtarët e grupit kriminal që akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos njohur si “Rrumi i Shijakut” e ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku. 

Ramazan Rraja nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është dënuar me 6 vite heqje lirie.

Genti Ndërjaku është dënuar me 5.4 vite.

Bashkim Haxhia është dënuar me 4.8 vite.

Endrit Sinani është dënuar me 4.8 vite.

Julian Pjetri është dënuar me 4.4 vite.

Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar dënimin me 43 vite në total për 5 anëtarët e grupit kriminal që siguruan kushte e mjete për të kryer atentatin, por që dënimi konvertohej me zbritjen e 1/3 së tij për shkak të gjykimit të shkurtuar. Sipas SPAK, këta persona nga gushti i vitit 2019 kanë nisur ndjekjen e Ndojt dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe mjetet për të kryer vrasjen. Pas dështimit të objektivit, ata kanë siguruar kushte për të kryer vrasje edhe pas atentatit. Për këtë ngjarje është dënuar me burg përjetë Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe me 35 vite burg Ariol Halili.

Si ndodhi atentati ndaj Arjan Ndojës? 

Më 1 nëntor 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja pranë mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi) i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.

arjan ndoja

Sondazh

Poll