Aktualitet

"Me nënshkrimin e Mirlinda Karçanajt të AKSHI-t!" ADISA transferohet në e-Albania, qindra persona mbeten pa punë, denoncimi: Po nxirremi në rrugë, shërbyem 10 vjet

Ndërkohë të hënën më datë 21 tetor hyn në fuqi shfuqizimi i ligjit "Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë".

18 Tetor 2024, 16:35 Nga M.B
"Me nënshkrimin e Mirlinda Karçanajt të AKSHI-t!"
Mirlinda Karçanaj

TIRANA- Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) nuk do të ofrojë më shërbime në sportelet e vendit, por do t'i zhvendosë këto në platformën online e-Albania. Një projektligj i ri, i dorëzuar në Parlament nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe që mban firmën e Mirlinda Karçanajt parashikon mbylljen e ADISA-s dhe, sipas JOQ, rritjen e pagave për vartësit e saj të AKSHI-t me argumentimin se pagat aktuale janë të ulëta në krahasim me kompanitë private.

Vendimi për mbylljet tek ADISA lë pa punë qindra punonjës. Ndërkohë të hënën më datë 21 tetor hyn në fuqi shfuqizimi i ligjit "Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë". Tashmë qytetarët tani po përballen me më shumë vështirësi, kosto të rritura dhe vonesa nëpërmjet e-Albania dhe pse për këtë të fundit përfitohen miliona lekë nga buxheti i shtetit.

Punonjësit e ADISA-s shprehin shqetësim dhe kërkojnë sqarime mbi masat që do të merren për mbështetje në këtë periudhë të vështirë. Ata kanë nënshkruar edhe një peticion drejtuar Edi Ramës, zv.kryeministres Belinda Balluku, sekretarit të përgjithshëm të ministrave Engjëll Agaçit dhe drejtorit të akteve rregullatore në kryeministri, ku kërkojnë shpjegime për udhëkryqin me të cilin përballen dhe masat që do të merren. Ata thonë se kjo situatë vjen në një kohë kur Kryeministri ka deklaruar se në administratën publike ka rreth 5000 vende të lira pune dhe asnjë punonjës shteti nukmbetet pa punë. 

Denoncimi i qytetarit te JOQ:

Pershendetje Joq! A eshte ne dijeni Z. Kryeminister qe ADISA (Agjencia e Ofrimit te Sherbimeve Publike te Integruara) po mbyllet dhe do ngelen pa pune 130 punonjes? Te gjithe punonjesit do te nxirren ne rruge te madhe edhe pse kane sherbyer ne ate institucion per 10 vjet. Cfare masash do te merren per keta punonjes, kur vete kryeministri thote qe jane 5000 vende te lira pune ne administrate.

adisa

Sondazh

Poll