18 Tetor 2024, 17:09
Nga E. D
Antonela Berisha, Marinela Berisha, Klea Prenga
TIRANË- Klea Prenga ka reaguar menjëherë pas dëshmive që dhanë motrat Berisha Antonela dhe Marinela sot para gjykatës së Tiranës, në seancën ku u vendosën masat e sigurisë. Antonela tha para gjykatës se ka qenë vet Klea Prenga ajo që e ka provokuar motrën e saj Marinelën, teksa ato të dyja po darkonin në resotrant.
Por Prenga përmes një video të publikuar në instagram i ka hedhur poshtë dëshmitë e dy motrave, duke thënë që kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse kanë qenë duke darkuar në restorant.
Gjithashtu Prenga përmes reagimit në Instagram thotë se dy motrat Berisha janë në gjyq për tentativë vrasjeje në Itali. Më tej ajo shprehet se fakti që Marinela ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë.
“Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot. A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proçes gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal? Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë.
Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan. Këto kriminele, ndërkohë, janë gjithashtu në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli, dhe nuk ka para që mund t’i shpëtojë nga pasojat e veprimeve të tyre. Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar që drejtësia të triumfojë dhe këto kriminele të marrin dënimin e merituar”, shkruan Prenga.
Gjithashtu Prenga shkruan se shteti shqiptar të marrë masa për krime të tilla që pretendojnë të shpëtojnë me mashtirmet e tyre.
"Shteti shqiptar të marrë masa për krime të tilla që pretendojnë të shpëtojnë me mashtirmet e tyre. Faktet flasin vetë,"shkruan Prenga.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet, mbrëmjen e 6 gushtit 2024. Teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë. Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim. Para disa muajsh motra e Antonelës është ndarë nga partneri me të cilin ka edhe një djalë. Mariela duket se nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe dyshon se partneri e ka tradhtuar me Klean.
antonela berisha marinela berisha klea prenga
Aktualitet
18 Tetor 2024, 16:35
M.B
Mirlinda Karçanaj
TIRANA- Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) nuk do të ofrojë më sh&e...
Aktualitet
18 Tetor 2024, 16:44
E. D
TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar për rrugët që do të bllokohen para, gjatë dhe pas përfundimit të aktiv...
Aktualitet
18 Tetor 2024, 16:18
M.B
Emigrantët në Shëngjin
VLORA- 12 emigrantët që ndodhen momentalisht në tokën shqiptare si rezultat i marrëvesh...
Aktualitet
18 Tetor 2024, 15:58
E. D
fotot ilustruese
FIER- Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar, pasi ishin përfshirë në një s...
Aktualitet
18 Tetor 2024, 15:56
M.B
Motrat Berisha dhe Klea Prenga
TIRANA- Tashmë janë zbardhur dëshmitë e dhëna në gjyq nga motrat Berisha lidhur me akuzat...
Aktualitet
18 Tetor 2024, 15:51
M.B
Motrat Berisha dhe Klea Prenga
TIRANA- Janë zbardhur dëshmitë e dhëna në gjyq nga motrat Berisha në lidhje me akuzat p&e...
Aktualitet
18 Tetor 2024, 15:42
E. D
pamje nga aksidenti
LEZHË-Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë. Mësohet se një mjet ka "fluturuar" sipër nj...
Aktualitet
18 Tetor 2024, 15:42
M.B
Objektet e sekuestruara
KORÇA- Një 24-vjeçar dhe një 60-vjeçar janë arrestuar në Korçë. Mësohet s...
Aktualitet
18 Tetor 2024, 15:36
M.B
Arrestimi
SKRAPAR- Një 33-vjeçar është arrestuar në Skrapar, pasi në banesën e tij u gjetën 6.4 kg lënd...
Aktualitet
18 Tetor 2024, 15:32
E. D
droga e sekuestruar
GREQI- Një shqiptar është arrestuar nga policia greke së bashku me një shtetas grek. Operacioni ësht...