Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, zjarrfikësit dhe banorët tentojnë të izolojnë flakët

Mësohet se për shkak të materialeve të shumta akrelik zjarri ka marrë përmasa masive.

18 Tetor 2024, 18:25 Nga E. D
Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, zjarrfikësit dhe
pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Një banesë në lagjen “Loni Dhamo” në Lushnje është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se për shkak të materialeve të shumta akrelik zjarri ka marrë përmasa masive.

Gjithashtu policia dhe zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po tentojnë të shuajnë flakët. Siç raportohet në banesë nuk ka persona, por banorët po tentojnë që të nxjerrin të gjitha materialet që ndodhen brenda. Ndërkohë në zonë është ndërprerë energjia elektrike për arsye sigurie.

digjet banesa ne lushnje

Sondazh

Poll